Mjeti kundër mushkonjave më i efektshëm që kemi të gjithë në shtëpi

Life style

Mjeti kundër mushkonjave më i efektshëm që kemi të gjithë në shtëpi

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Në vend të mjeteve të ndryshme kimike, për të luftuar mushkonjat, përdorni këtë truk të thjeshtë dhe të lirë që vërtet funksionon shumë mirë.

Përveç përdorimit në kompostim, plehërim të bimëve dhe pilingun e lëkurës, llumi i vjetër i tharë i kafesë ose kafeja e bluar është një mjet super-efektiv kundër mushkonjave, pretendon EPA.

Mushkonjat, si dhe insektet e tjera, largohen totalisht nga aroma e krijuar nga djegia e llumit të kafesë! Ja si ta arrini.

Vërejtje: Kafja e bluar është më e mirë, por mund të përdorni edhe kafe të bluar të zakonshme

Si funksionon kjo?

1. Mblidhni llumin e kafesë dhe vendosini në folie alumini në një pjatë.

2. Vendoseni në një vend të freskët dhe të thatë derisa të thahet plotësisht. Vendoseni atë folie alumini me llumin e thatë të kafesë në një pjatë në një sipërfaqe të sheshtë, si një tavolinë, në ambient të hapur. Sigurohuni që kafshët ose fëmijët të mos kenë qasje në atë zonë.

3. Ndizni llumin (ose kafenë e bluar) me një shkrepës të gjatë ose me një çakmak të gjatë (për të mos u djegur), derisa të kapet dhe të fillojë të bëjë tym.

4. Llumi i kafes do të digjet ngadalë dhe tymi që krijohet do të largojë mushkonjat.

Një mënyrë tjetër është t’i jepni formë llumit të kafes për së gjati, si baruti që keni parë në filma vizatimorë). Ndizni llumin në njërën anë dhe do të digjet ngadalë, duke shkurtuar gjatësinë e saj.

Përveç mushkonjave, kafen mund ta përdorni edhe për të luftuar milingonat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat