Siguria nis nga fëmijëria/ Mësime si të mbrohen gjatë pushimeve

Life style

Siguria nis nga fëmijëria/ Mësime si të mbrohen gjatë pushimeve

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Siguria në plazhe është një ndër çështjet kryesore gjatë sezonit veror, ku fatkeqësisht ndodhin humbje jetësh për shkak të mbytjes apo arresteve kardiake.

Informimi rreth sjelljes që duhet bërë në rastet kur ndodhemi para një situate që mund të na rrezikojë jetën, është shumë i rëndësishëm, ndaj senzibilimizimi duhet të fillojë që në moshë të vogël.

Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit ka nisur një fushatë për sigurinë gjatë verë, për tu mësuar të vegjëlve se si të evitojnë rreziqet dhe si të mbrohen.

“Siguria e notit është një nga pikat më kryesore që ne kemi shtjelluar. Kemi informacione te rëndësishme dhe i japim rëndësi mbikëqyrjes nga të rriturit për fëmijët dhe përdorimin e pajisjeve gjatë notimit. Është e rëndësishme qe fëmijët të jenë të siguruar gjatë notimit dhe mos të lihen vetëm. Të njohin kur duhet duhet të notojnë dhe në cilat territore duhet të notojnë, të mos hyjnë në ujëra të rrezikshme dhe çfarë duhet të bëjnë në rastin kur përballen me një rrezik”– shprehet Elisa Tërshana, Agjencia e Mbrojtjes së Kosumatorit.

Edukimi i fëmijëve që në moshë të hershme me rreziqet e mundshme që mund të hasin në aktivitete të përditshme, i ndihmon ata që të jenë të përgatitur për çdo situatë.

“Temë tjetër e rëndësishme qe i takon verës është mbrojta nga zjarri apo rreziqet me fishkezjarre. Në aktivitete në natyrë përdorimi i zjarrit sjell rreziqe të mundshme për përhapjen e flakës, apo përdorimi i fishekzjarrëve nëpër festa të ndryshme. E rëndësishme të dimë si ti përdorim me kujdes, si ti evitojmë rreziqet dhe si ti njohim rreziqet në fillim”.

Gjatë verës është e rëndësishme kujdesi edhe ndaj diellit, ekspozimi i gjatë kryesisht dhe në orët e pikut është i dëmshëm për shëndetin e të gjitha moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat