Mbani shënim! Çfarë i tërheq si një magnet dhe çfarë i largon mushkonjat?

Life style

Mbani shënim! Çfarë i tërheq si një magnet dhe çfarë i largon mushkonjat?

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Të gjithë njohim njerëz që vuajnë nga pickimi i mushkonjave në verë dhe të tjerë që as nuk i prekin.

Në këtë ndryshim, rol kryesor luan nuhatja e insekteve, me rezultat disa janë më tërheqës në krahasim me të tjerëte.

Duke pasur parasysh këtë, a munden parfumet të ndryshojnë ndjenjën e nuhatjes dhe të mos tërheqin mushkonjat si një magnet?

Maisie Vollans, kandidate për doktoraturë në Ekologjinë e Mushkonjave në Universitetin e Oksfordit rendit aromat që janë treguar se funksionojnë për ose kundër tyre.

Sapun

Sapunët ndikojnë në erën e trupit, por në fund të fundit edhe përdorimi i të njëjtit sapun rezulton në aroma të ndryshme.

Sipas një studimi, sapunë të ndryshëm luajtën një rol në tërheqjen e mushkonjave, me disa marka që i tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerat.

Bananet 

Sado e çuditshme të tingëllojë, një studim amerikan zbuloi se, për disa njerëz, mushkonjat tërhiqeshin më shumë nga aroma e duarve të tyre pasi kishin ngrënë një banane. Megjithatë, ky model nuk vlen për të gjitha frutat, pasi eksperimenti me rrushin nuk zbuloi ndonjë ndryshim në tërheqjen e mushkonjave.

Birra

Një studim tjetër regjistroi se sa tërheqëse i shikonin mushkonjat njerëzit para dhe pas pirjes së birrës ose ujit. U zbulua se pas pirjes së birrës, era e trupit të vullnetarëve ishte më tërheqëse për mushkonjat. Anasjelltas, ata që pinin ujë nuk ishin aq tërheqës për mushkonjat.

Deodorant

Një studim i botuar në Nature arriti në përfundimin se një përbërës në deodorant (izopropil tetradekanoat) i largon mushkonjat duke i penguar ato të zbresin në sipërfaqen e mbuluar me deodorant. Në fakt, u vu re një ulje prej 56% e numrit të mushkonjave. Përveç kësaj, një studim tjetër i publikuar në Nature zbuloi se mushkonjat tërhiqen nga djersa.

Hudhra dhe vitamina B

Në një studim të vitit 2005, pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj mushkonjave pasi kishin ngrënë hudhër. Numri i pickimeve të mushkonjave, së bashku me matje të tjera, u regjistrua dhe rezultatet nuk dhanë asnjë provë që hudhra i largon mushkonjat. Prandaj, një studim tjetër zbuloi se nuk kishte asnjë efekt të vitaminës B në zmbrapsjen e mushkonjave.

Së fundi, duhet të theksohet se nëse i keni provuar strategjitë e mësipërme, por ende merrni pickime të panumërta, gjenet tuaja mund të luajnë rol dhe të ndikojnë në aromën tuaj dhe sa tërheqëse jeni për mushkonjat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat