Pse duhet të vishni rroba të zeza në verë?

Life style

Pse duhet të vishni rroba të zeza në verë?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Ndoshta veshja e zezë në muajt e verës tingëllon sikur jeni të detyruar të djersiteni, por në fakt është një ide e mirë.

Sipas mediave gjermane, rrobat e zeza i japin trupit ftohtësinë e nevojshme në ditët e nxehta. Tingëllon qesharake, por është e vërtetë. Është e vërtetë se rrobat e zeza nxehen në diell gjatë verës, megjithatë, ngjyra e zezë përshpejton procesin e ftohjes së trupit, pikërisht sepse thith më shumë nxehtësi.

Ju djersitni më shpejt në të zezë sesa në të bardhë, por pikërisht kjo është arsyeja pse trupi ftohet më shpejt.

Gjithashtu, veshjet e errëta pasqyrojnë një pjesë të rrezatimit të rrezikshëm UV të diellit, duke e bërë atë rreth 97 për qind të padëmshëm dhe duke ofruar mbrojtje më të mirë kundër djegieve të mundshme që mund të merrni nëse vishni rroba me ngjyra të çelura.

Rrobat e bardha, nga ana tjetër, nuk mbledhin nxehtësi, por kalojnë rreth 40 për qind të rrezeve të dëmshme UV. Me veshjet e bardha, kremi kundër diellit është gjithashtu i domosdoshëm nën veshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat