7 gjërat që duhet të blini nëse prisni të sillni në jetë një vajzë

Life style

7 gjërat që duhet të blini nëse prisni të sillni në jetë një vajzë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Veshjet e fëmijës mund të jenë edhe unisex, megjithatë nëse dëshironi që çdo person të kuptojë se në karrocën apo djepin e fëmijës tuaj ndodhet një vajzë nuk duhet të harroni pa blerë këto 7 objekte:

Fjongo rozë: kjo fjongo mund të vendoset tek krevati apo karroca e fëmijës.

Kukull: kjo mund të jetë edhe prej materiali të butë, të cilën fëmija mund ta ketë objektin e saj shoqërues në momentin e gjumit.

Tutë xhup ngjyrë rozë: pse duhet të qëndrojë në shtëpi një fëmijë i porsalindur gjatë stinës së dimrit? Zgjidhni një xup në formë tute me ngjyrë rozë për t’ja veshur vazjës tuaj gjatë shëtitjeve të bëra në stinën e dimrit.

Kapele dhe shall ngjyrë rozë: këto do ta mbrojnë fëmijën tuaj nga i ftohti duke vënë njëkohësisht në dukje edhe gjininë e saj.

Veshja intime që mbulon bebelinën: nëse do të sillni në jetë vajzën tuaj në stinën e verës mund të blini një palë mbathje me ngjyrën e fustanit, të cilat do të bëjnë që bebelina të mos duket. Është diçka shumë e këndëshme për syrin e të gjithëve edhe pse bëhet fjalë për një bebe.

Varëse me rruaza: është një aksesor shumë i këndshëm për një vajzë të vogël.

Veshje e njëjtë me atë të nënës: mund të jetë një bluzë ose një kapele, e rëndësishme është që bashkë do të dukeni shumë bukur me një aksesor apo veshje të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat