Ti ndoshta nuk e kupton, por këto 5 veprime të bëjnë më të lumtur

Life style

Ti ndoshta nuk e kupton, por këto 5 veprime të bëjnë më të lumtur

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Dopamina është një nga katër hormonet përgjegjëse për ndjesitë pozitive në tru. Në thelb, të ndihmon të ndihesh i/e lumtur. Ajo që ndoshta nuk di është se trupi yt e çliron atë me aktivitete dhe sjellje të caktuara – shumë prej të cilave tashmë i bën çdo ditë. Po cilat janë aktivitetet e zakonshme që çlirojnë dopaminë në mënyrë natyrale?

Të konsumosh ushqim

Paraardhësit tanë e dinin sa i nevojshëm është ushqimi për mbijetesë dhe pjesërisht sepse ndikon tek aktivizimi i dopaminës. Kjo është e vlefshme edhe sot. Të jesh në gjendje të gjesh ushqim dhe ta konsumosh hyn te procesi i mbijetesës dhe sigurisht te mirëqënia.  Të dyja këto çlirojnë dopaminë. Madje, disa studime thonë se e ngrëna rezulton në çlirim të dyfishtë të dopaminës: fillimisht kur ti je duke ngrënë ushqim dhe së dyti kur ushqimi depozitohet në stomak. 

Të pish ujë

Një gotë ujë të jep ndjesi lirie, duket si shpërblim për organizmin prandaj s'është çudi që duke pirë ujë të çlirosh dopaminë. Gjithsesi, kjo ndodh vetëm kur ke nevojë për ujë dhe ke etje- si për shembull, pas një dite të nxehtë apo aktiviteti të lodhshëm fizik.

Të luash me video lojëra

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se të luash video lojëra ndihmon në çlirimin e dopaminës për në tru për një pjesë të mirë njerëzish. Ndonëse kjo është pozitive, mund të kthehet lehtësisht në negative nëse fiksohesh pas këtyre lojërave dhe harron detyrat që duhet të jenë prioritet.

Të bësh seks

Seksi gjithashtu shkakton çlirimin e endrofinës, përveçse të dopaminës. Truri ynë ka prirjen të dijë se seksi është i rëndësishëm për mbijetesën, dhe neuronet që çlirojnë dopaminën e bëjnë këtë kur marrin ndjesinë e "shpërblimit" që lidhet me aktin.

Të meditosh

Meditimi dhe gjithë aktivitetet e tjera që të lidhin me qënien e brendshme çojnë në çlirimin e dopaminës. Të merresh me yoga, aktivitet fizik, meditim apo hobi të tjera ndihmon në mirëqënien e brendshme si dhe atë të jashtmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat