Statistikisht, vajzat kanë më pak gjasa të pëlqejnë djemtë që kanë mace – por pse?

Life style

Statistikisht, vajzat kanë më pak gjasa të pëlqejnë djemtë që kanë mace – por pse?

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Goca, a e gjeni shpesh veten duke lundruar nëpër aplikacionet për takime? Oh, prit! Çfarë është kjo? Foto e një djali me mace? Epo, sipas një studimi të Colorado State University, ju mund të rrëshqitni majtas (swipe left) më shpesh nëse shihni në foto një djalë me mace.

Një studim i vitit 2015 i University of Nevada gjithashtu zbuloi se kur u vendosën para zgjedhjes, një shumicë dërrmuese e grave preferonin të dilnin me një djalë që kishte qen sesa me një djalë që kishte mace.

Mesa duket, burrat me mace shihen nga gratë heteroseksuale si “më pak të pëlqyeshëm” nëpër aplikacionet për takime. Studimet pretendojnë se macet i bëjnë burrat të duken "më pak mashkullorë" dhe "më neurotikë" (të qenit neurotik - të paturit reagime mendore, emocionale ose fizike drastike dhe irracionale).

Macet janë parë historikisht si simbole femërore - nga perënditë në mitologji te shtrigat në folklor. Ato shihen si kafshë shtëpiake delikate dhe të hijshme, tipare që  konsiderohen si femërore.

Por le ta pranojmë, ky paragjykim kundër pronarëve të maceve është seksist. Vetëm për shkak se një burrë ka një mace nuk do të thotë se ai është më pak burrë apo më pak interesant.

Kështu që herën tjetër kur të lundroni në Tinder, jepuni një shans #catdadds. Ata mund t'ju befasojnë në shumë se një mënyra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat