Çfarë nuk duhet të mungojë kurrë brenda një çante kur dilni darkave

Life style

Çfarë nuk duhet të mungojë kurrë brenda një çante kur dilni darkave

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Oh, çanta e adhurueshme e daljeve në mbrëmje! Pavarësisht se po shkojmë për të kërcyer diku, për të shijuar një darkë romantike apo për një takim me miqtë, çanta është një aksesor i pandashëm. Dhe ka një mënyrë për ta kuruar në mënyrë perfekte: Të vendosim brenda vetëm gjërat esenciale. Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në çantën tuaj kur dilni darkave.

Telefoni, kuleta dhe çelësat

Këto janë tre artikujt thelbësorë. Kuleta duhet të përshtatet me madhësinë e çantës. Mos harroni kartën e identitetit, patentën, kartën e bankës dhe disa para cash. Çelësat futini në një xhep anësor të vogël dhe të sigurt.

Pako e vogël me facoleta dhe letra të lagura

Facoletat dhe letrat e lagura ju lehtësojnë jetën pas ndonjë situate të sikletshme: nëse ndotni bluzën gjatë darkës, derdhni pijen në fustan, keni ndonjë alergji momentale etj.

Karamele ose çamçakëz

Për të shmangur çdo të papritur pas vakteve si edhe për të larguar aromën karakteristike të alkoolit, mbani gjithmonë me vete karamelet e preferuara. Ne ju sugjerojmë ato me mente ose kanellë.

Smoke-Free Chic me IQOS

Nëse doni një natë smoke-free pa sakrifikuar stilin, atëherë pajisja IQOS nuk duhet të mungojë në çantën tuaj. Teknologjia e ngrohjes e IQOS ofron një zgjidhje revolucionare duke e bërë atë një zgjedhje të zgjuar për duhanpirësit e rritur që duan të shijojnë mbrëmjen pa ndjenja të vazhdueshme faji se po dëmtojnë të tjerët përreth. Përpos kësaj, IQOS nuk lë asnjë aromë të padëshiruar në trup dhe mund ta përdorni në ambiente të mbyllura për më shumë komoditet.

Një çantë e vogël për makeup-et

Të papriturat janë të pashmangshme! Kur dalim në darkë, duam të dukemi të përsosura apo jo? Sigurisht! Ndaj vendosni në një çantë gjërat bazike: laps për buzët, buzëkuq, pudër fiksuese, lidhëse flokësh, krëhër. Nëse jeni të fiksuar me aromën, mund të merrni edhe një shishe të vogël me parfum.

Esencialet e emergjencës

Ne ju sugjerojmë që të merrni gjithmonë me vete produkte thelbësore për shëndetin, si për shembull një qetësues për dhimbjen e kokës apo dezinfektues për duart. Gjithashtu mos harroni një lines ose tampon. Mund t’i hyjnë gjithmonë në punë dikujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat