E vërteton shkenca: Të pasurit janë më ‘tamahqarë’ sesa të varfrit

Life style

E vërteton shkenca: Të pasurit janë më ‘tamahqarë’ sesa të varfrit

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Personat që nuk janë edhe aq mirë financiarisht janë më të prirë t’i ndajnë paratë e tyre me tjerët sesa të pasurit, thotë një studim i ri.

Ekipi i hulumtuesve ka kryer një eksperiment social për të eksploruar shkallën në të cilën pasuria mund të ketë ndikim në aftësinë e një personi për të qenë zemërgjerë.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Basic and Applied Psychology’, ka zbuluar se ata që klasifikohen si “persona të statusit të ulët” janë më të prirë të ndajnë para me tjerët sesa ata që klasifikohen si “persona të statusit të lartë”.

Veç kësaj, individët e shtresës së lartë të cilët i kishin fituar paratë me mundin e tyre, kishin qenë shumë më pak të prirë të shfaqin natyrë zemërgjerësie.

Hulumtuesit kanë shpjeguar se ata që kanë fituar pasuri përmes përpjekjeve të veta duan më shumë që t’i mbajnë të gjitha për vete, ndërkaq personat e shtresës së ulët janë më të prirë të punojnë me tjerët në mënyrë që ta rrisin pasurinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat