A e dini pse vajzat janë të fiksuara pas serialeve kriminale?

Life style

A e dini pse vajzat janë të fiksuara pas serialeve kriminale?

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Është thjesht një çështje kurioziteti? Mendoni se kështu do të përballeni me frikën tuaj? Cili është mendimi i psikologjisë dhe shkencës në përgjithësi për këtë fenomen?

Le të fillojmë me shifrat: Sipas një studimi, në vitin 2019 numri i grave që preferonin zhanrin e vërtetë të krimit ishte rritur me 16%.

Por pse preferojnë krimin?

Shpjegimi më i popullarizuar dhe më i pranuar përgjithësisht se pse gratë i duan historitë e krimit është sepse ato ndjejnë, me vetëdije ose ndërgjegjeshëm, se mund të mësojnë diçka prej tyre. Kjo mund të ketë të bëjë edhe me faktin se gratë janë shumë më shpesh viktima në histori të vërteta krimi.

Sipas studimit të Amanda Vicary, një eksperte e psikologjisë kriminale dhe profesoreshë e asociuar e psikologjisë, gratë pohuan se ndjekja e përmbajtjes së vërtetë të krimit çoi në një ndryshim të ndërgjegjshëm në sjellje në mënyrë që të ndihen dhe të jenë të sigurta. Gratë në thelb, në mënyrë të pandërgjegjshme kopjojnë këshilla dhe truket që mësojmë nga historitë e vërteta të krimit, pa e kuptuar se pikërisht kjo është arsyeja pse ne fillojmë dhe vazhdojmë t’i shikojmë/dëgjojmë/lexojmë ato.

Studimet e fundit (UNODOC 2018,2019) tregojnë se për vitin 2017, 20% e viktimave të vrasjeve në mbarë botën ishin gra. Vlerësohet se 50,000 femicide ndodhin çdo vit në planet, që korrespondon me 137 gra çdo ditë mesatarisht.

Pra, instinktivisht kemi nevojë të ndjekim historitë e grave të tjera dhe sesi ato i shpëtuan (ose jo) rrezikut, për të kopjuar ose shmangur lëvizjet dhe zakonet e tyre për të shpëtuar veten ose për të mos qenë vetë në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat