Pse limonët janë thelbësorë në rutinën tuaj të bukurisë

Life style

Pse limonët janë thelbësorë në rutinën tuaj të bukurisë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Limonët kanë shumë përfitime shëndetësore sepse janë të mbushur me vitamina dhe minerale. Mund t’i përdorni për ta freskuar ujin, ose ndoshta të përdorni atë në gatimin e ushqimeve tuaja të preferuara. Por limonët mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Një limon mund të bëjë mrekulli, nga lëkura juaj deri te flokët.

Një limon mund të ndihmojë që plagët në fytyrën tuaj të jenë më pak të dukshme. Të vetmet gjëra që ju nevojiten janë një limon dhe pak pambuk.

Vendosni pak lëng limoni në një copë pambuku dhe lyejeni shenjën disa herë. Lëreni lëngun e limonit të qëndrojë në shenjë për pak kohë dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Sipas ekspertëve, kjo jo vetëm që ndihmon në uljen dhe zbehjen e plagëve, por mund të ndihmojë edhe në procesin e shërimit të lëkurës.

Jo domosdoshmërisht duhet të shkoni te parukierja për të marrë disa thekse në flokët tuaj. Mund ta bëni vetë me një limon! Lyeni disa fije floku me lëng limoni dhe rrezituni për një orë apo më shumë.

Lëngu i limonit do të bëjë që flokët tuaj të bëhen më të lehtë. Sigurohuni që të bëni dush pas kësaj ore në diell për të larë të gjithë lëngun e limonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat