Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Life style

Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Tetori erdhi, edhe pse temperaturat e vjeshtës sikur s’e kanë me qejf. Edhe ky muaj sjell surpriza të reja, në ditë të veçanta. Këto janë ngjarjet qiellore që do të ndikojnë në çdo shenjë horoskopi, ndaj bën mirë t’i mbash datat shënim.
 
4 tetor: Mërkuri hyn te Peshorja
 
Kjo do të thotë se në plan të parë do të vihet komunikimi, lajmet e reja dhe mënyra më interesante se si shenja të ndryshme, veçanërisht Peshorja, do të ndajë informacionin me të tjerët.

8 tetor: Afërdita hyn te Virgjëresha

Planeti i dashurisë dhe bukurisë do të hyjë te shenja që vdes për perfeksionin dhe krejt papritur të gjitha shenjat do të kenë dëshirën për t’u lidhur me intuitën, veten dhe njerëzit e dashur që të rrethojnë. Kjo është një periudhë e bukur dhe harmonike, sidomos në marrëdhënien tënde me veten.

11 tetor: Marsi hyn në Akrep

Kjo do të jetë një periudhë fantastike që ti të humbasësh në fantazinë, imagjinatën tënde dhe të manifestosh. Gjithsesi, me kujdes, pasi ke pak tendencën të romantizosh njerëz dhe situata që ndoshta nuk janë aq të bukura sa duken. Marsi, planeti impulsive do të shkojë në Akrep dhe kjo do sjellë blerje impulsive, por edhe më shumë kohë për të përmbyllur një projekt të rëndësishëm.

14 tetor: Eklipsi i Hënës së re te Peshorja

Ky është një muaj i veçantë, pasi të gjithë do të kenë mundësinë për të rinisur nga e para. Një eklips i tillë nuk ka ndodhur që në vitin 2004, ndaj është një moment vendimtar për të vendosur qëllimet për të ardhmen dhe për të hequr dorë nga gjërat që nuk të shërbëjnë më.

21 tetor: Mërkuri hyn në Akrep

Mërkuri në Akrep të nxit që të shohësh me më shumë vigjilencë punën dhe financat. Një kontratë e re ose mundësi fantastike pune në punën aktuale mund të dalin në dritë gjatë kësaj kohe ose në javët në vijim.

23 tetor: Dielli hyn në Akrep

Dielli hyn në Akrep dhe do të përfshihet në financat e tua. Kjo kohë do të sjellë një rritje në karrierën tënde, vlerësime dh emerita të shumta. Do të rishohësh buxhetin e përgjithshëm, falë projekteve që do të kesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat