Gjërat e dobishme që mund të mësojmë nga personat introvert

Life style

Gjërat e dobishme që mund të mësojmë nga personat introvert

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Introvertët shpesh karakterizohen si persona, natyra e të cilëve nuk “përkthehet” në sukses apo në një jetë të shëndetshme e të lumtur. Por, në të vërtetë introvertët më së shumti ekzistojnë për të ndihmuar pikërisht ekstrovertët, ata të cilët fokusohen kaq shumë tek vetë-promovimi.

Dallimi i vërtetë midis introvertëve dhe ekstrovertëve lidhet kryesisht me mënyrën sesi ata zgjedhin të jetojnë. Introvertët shpesh keqkuptohen si individë të ndrojtur, jo-social ose më të vegjël se ekstrovertët. Disa nga njerëzit më të talentuar në botë janë introvertët, ndaj më poshtë ju listojmë disa mësime që mund të ‘’vjedhim’’nga ata:

Jeto i qetë vetëm

Koha në të cilën jetojmë, na mundëson ta mbajmë veten të hutuar vazhdimisht, por të mësosh të kalosh kohë me veten dhe të kënaqesh në të vërtetë me shoqërinë tënde mund të bëjë mrekulli për qetësinë tuaj mendore, vetë-vetëdijen dhe lumturinë afatgjatë.

Bëjini gjërat vetë

Introvertët zgjedhin të punojnë në heshtje për të shijuar ndjenjën fuqiplotë të pavarësisë.

Shmangni bisedat “e vogla”

Introvertët kanë tendencë të përçmojnë bisedat e vogla, të cilat mund t’i bëjnë ata të duken të ndrojtur, por zakonisht kjo ndodh pasi ata kanë shumë më tepër për të thënë në tema më interesante pasi biseda të thellohet. Ekstrovertet janë dukshëm interesantë gjithashtu, por kanë tendencë t’i mbajnë gjërat në anën e lehtë dhe argëtuese.

Përmirësoni marrëdhëniet me njerëzit tuaj më të afërt

Introvertët kanë tendencë të shmangin eventet me njerëz të panjohur, dhe shpesh preferojnë mbledhje më të vogla mes miqve të ngushtë, sepse ata gëzojnë zhvillimin e lidhjeve më kuptimplotë me të tjerët. Organizimi i më shumë mbledhjeve si këto mund të përmirësojë shumë marrëdhëniet me miqtë tuaj.

Merrni kohë për t’u “karikuar”

Introvertët marrin energji duke kaluar kohë vetëm në vend që të jenë me njerëzit e tjerë. Ndërsa ekstrovertët mund të mërziten në fillim duke ndenjur vetëm, por mund të përfitojnë shumë nga shkëputja e realitetit për një kohë.

Krijoni pavarësi nga telefoni

Tashmë, ne e dimë që jemi të varur nga telefonat tanë, por heqja e tyre mund të jetë veçanërisht e vështirë për ekstrovertët socialë. Introvertët, nga ana tjetër, kanë tendencë të jenë më komodë me izolimin nga rrjetet sociale, duke u bërë kështu më të pranishëm në jetën reale.

Bëhuni vëzhgues

Të qenit më vëzhgues mund të përmirësojë pothuajse çdo pjesë të jetës tuaj. Ndërsa introvertët nuk kanë gjasa të shkojnë te të huajt dhe të fillojnë një bisedë, ata priren të marrin kohën e tyre para se të bëjnë ndonjë veprim. Kjo zakonisht do të thotë që ata e kuptojnë mjedisin më mirë dhe shmangin çdo pasojë të mundshme sociale.

Kuptoni njerëzit më mirë dhe më shpejt

Shumë ekstrovertë mund të zbulojnë se njerëzit rezultojnë të mos jenë ata që e prisnin, por shumica e introvertëve marrin kohën për t’i njohur njerëzit më mirë, duke i vëzhguar, dëgjuar dhe duke i krahasuar ata me përvojat e kaluara, në mënyrë që të zhgënjehen sa më pak të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat