Ushqyerja me gji, e vlefshme qoftë edhe për disa dite

Life style

Ushqyerja me gji, e vlefshme qoftë edhe për disa dite

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Nëse i jepni gji foshnjës tuaj për:

Pak ditë, e ndihmoni që sistemi tretës të funksionojë më mirë dhe i jep “vaksinimin” e parë, duke e mbrojtur nga infeksionet.

6 muaj, do të kalojë më pak reaksione alergjike. Në këtë kohë organizmi i tij është gati të marrë edhe ushqime të tjera.

Një vit, do të jetë me sistem më të fortë imunitar, do të ketë më pak probleme të formës së nofullës, dhëmbëve dhe nivele më të larta të inteligjencës, pra mbarëvajtje më të mirë në procesin e të mësuarit në shkollë.

18 muaj, do t’i ofroni ushqim me cilësi të lartë dhe një mbrojtje të shkëlqyer kundër sëmundjeve më të shpeshta tek foshnjat.

Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri për 6 muaj e parë:

Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri është zgjedhja më e mirë për ju dhe fëmijën tuaj sepse:

Plotëson të gjitha nevojat e fëmijës për lendë ushqyese dhe ujë (proteina, yndyrna, sheqerna, vitamina dhe kripra minerale).

Ndihmon në zhvillimin mendor të foshnjës. Fëmijët e ushqyer me gji janë më të zgjuar se ato me qumësht artificial. 3. Mbron fëmijën nga infeksione si diarre, infeksionet e veshit, të ftohurit, alergjitë, diabeti i sheqerit.

Krijon lidhje të forta shpirtërore mes nënës dhe fëmijës.

Mbron nënën duke pakësuar hemorragjinë pas lindjes si nga kanceri i gjirit edhe vezoreve. Vendoseni fëmijën në gji menjëherë pas lindjes, mundësisht brenda orës së parë pas lindjes sepse qumështi vjen më shpejt sa më herët ta vendosësh fëmijën në gji.

Fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës ka nevojë vetëm për qumësht gjiri, asnjë ushqim apo lëng tjetër si ujë, çaj, kamomil, lëng frutash.

Pas ditëve të para shumë të porsalindur dëshirojnë të ushqehen më shpesh, 8-12 herë në ditë. Ushqyerja e shpeshtë ndihmon të prodhohet më shumë qumësht gjiri.

Ushqeni fëmijën me gji sa herë që kërkon të pijë, të paktën 8 herë në 24 orë, ditën dhe natën. Çdo nënë ka mjaftueshëm qumësht për fëmijën e saj. E qara e foshnjës është një shenjë e urisë.

Nëse foshnja është pozicionuar mirë, e kënaqur dhe shton mirë në peshë, numri vakteve të ushqyerjes nuk ka rëndësi. Thithja më shumë dhe një kapje e mirë e gjirit prodhon më shumë qumësht. Për një shëndet të mirë të fëmijës vazhdoni ushqyerjen me gji deri në moshën 2 vjeç.

Përdorimi i shisheve me biberon, i krijon konfuzion në mënyrën e thithjes midis gjirit dhe biberonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat