Pse gratë kanë gjithmonë duar dhe këmbë të ftohta?

Life style

Pse gratë kanë gjithmonë duar dhe këmbë të ftohta?

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Ndër aspektet më të bezdisshme të dimrit është fakti se duart dhe këmbët janë pothuajse gjithmonë të ftohta.  Me sa duket ky problem prek më shumë gra se burra. Por pse?

Në trupin e njeriut, kur temperaturat bien, gjaku priret të rrjedhë në organet e brendshme për t’i mbrojtur ato. Trupi, duke vepruar kështu, sakrifikon skajet e trupit si duart, këmbët dhe hundën.

Është treguar, se tek gratë e ekspozuara ndaj temperaturave të ulëta vasokonstriksioni ndodh më shpejt. Sikur të mos mjaftonte kjo, duket se faktori hormonal ndikon edhe në këtë gjendje të zakonshme. Hormonet femërore, në fakt, do të preknin të ashtuquajturit termo-receptorë, përgjegjës për variacionet e temperaturës

Por veçanërisht duart dhe këmbët e ftohta mund të jenë gjithashtu një tregues i sëmundjeve të tilla si anemia. Ndër shkaqet edhe stili i jetesës sedentare dhe pak ushtrimet fizike. Këshilla, nuk është të qëndrosh i palëvizshëm në karrige gjithë ditën, por të bësh një shëtitje gjithsesi, ndoshta në orët më pak të ftohta të ditës, apo edhe më mirë të bësh një aktivitet fizik të shëndetshëm që ndihmon qarkullimin e skajeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat