Katër sugjerime për dukjen më të mirë kur shkoni në zyrë, por edhe për kafe me miqtë

Life style

Katër sugjerime për dukjen më të mirë kur shkoni në zyrë, por edhe për kafe me miqtë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Të rehatshme dhe kaq moderne.

Nëse nuk e keni idenë se çfarë të vishni në këto ditë ende të ngrohta, hidhini një sy sugjerimeve tona.

Moti i ngrohtë ende po vazhdon dhe ndoshta nuk e keni idenë se çfarë të vishni për të shkuar në punë, në mënyrë që të jeni rehat dhe të dukeni bukur.

Para së gjithash, ju sugjerojmë më shumë materiale natyrale si pambuku, liri dhe fije mëndafshi, pasi ato janë më të këndshme për lëkurën.

Sugjerimi ynë i parë është ky stilim në tone dheu, pantallona biznesi në kombinim me një këmishë me supore të larta.

Më pas një kombinim shumë i ngjashëm i një bluze me supore dhe pantallona biznesi, por e kompletuar me një çantë në një ngjyrë më efektive dhe sandale me taka të larta. Ideale nëse pas punës qëndroni me ndonjë shoqëri.

Nëse jeni ende një adhuruese e ngjyrave, mund ta përfshini në stilin tuaj jo vetëm në formën e aksesorëve, por mund të jetë edhe ngjyra e një këmishe apo bluze. Më efektive dhe megjithatë e reduktuar dhe e relaksuar.

E keni vënë re që theksi ynë është te minimalizmi dhe tonet kryesisht prej dheu, por ja se si bizhuteritë mund ta plotësojnë të gjithë historinë. Ne kemi qëndruar konsistent me zgjedhjen e materialeve të këndshme, të thjeshta që mund t’i kombinoni lehtësisht me njëra-tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat