Çfarë është ‘hija e vetvetes’: Si ta pranoni atë?

Life style

Çfarë është ‘hija e vetvetes’: Si ta pranoni atë?

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Pjesët e vetes që duam t’i shtypim ose t’i fshehim fare janë ato që ndryshe njihen si hije. Në vend që njerëzit të mohojnë ekzistencën e “hijes së vetes”, duhen gjetur mekanizmat për të punuar me veten, për të menaxhuar më mirë raportet dhe ndjenjat, qoftë edhe ato negative.

Çfarë është ekzaktësisht “hija e vetes”?

Ky përcaktim i referohet gjërave rreth vetes që ne i shtypim ose nuk na pëlqen t’i pranojmë.

Psikologia Jenn Kennedy shpjegon: “Ne priremi të gjykojmë, kritikojmë dhe turpërojmë veten me mendime të caktuara që dalin jashtë një skeme normale dhe pozitive. Ky është versioni i vetes apo hija që i prezantojmë të tjerëve”, shkruan PureWow.

Psikologët thonë se njerëzit duhet të punojnë në këtë aspekt sepse kjo krijon më shumë tolerancë dhe vetëpranim për pjesët që nuk na pëlqejnë.

Le të supozojmë faktin që kur keni qenë fëmijë ju kanë bullizuar, por si një person tepër i/e ndjeshëm, ju i keni shtypur emocionet dhe nuk jeni përballur me situatën. Duke përqafuar anën tuaj emocionale, pra atë pjesën e hijes së brendshme, ju kësisoj keni punuar ndaj paragjykimeve të të tjerëve, ndonëse nuk i keni dhënë zë emocioneve.

Të punuarit me ‘hijen e vetes’ mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Së pari, mund të kërkoni një terapist ose një profesionist të shëndetit mendor, i cili mund t’ju ndihmojë të përvetësoni modele sjelljeje të reja që nxjerrin në pah potencialin tuaj të plotë.

Të ‘ulesh’ me mendimet negative dhe tiparet që mund të mos na pëlqejnë tek vetja duket e vështirë, por ky është një hap i rëndësishëm drejt përqafimit të hijes sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat