Nevoja për të folur keq për të tjerët pas krahëve, pse ndodh kjo?

Life style

Nevoja për të folur keq për të tjerët pas krahëve, pse ndodh kjo?

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Njerëzit që “duhet” të flasin keq prapa krahëve për të tjerët shpesh ndihen të frustruar në jetë dhe kjo pakënaqësi gjeneron një lloj zemërimi të brendshëm, i cili manifestohet pikërisht me shpifje. Individë të prekur nga një sëmundje e përbërë nga kujtimet, traumat, disfatat, dhimbjet, frika, zemërimi, dështimet, faji dhe një ide e shtrembëruar për veten e tyre, e cila nuk i lejon njerëzit të shihen për atë që janë.

Në shumë raste kjo sëmundje shkakton thashetheme, duke folur pas shpine dhe për fat të keq edhe duke thënë gjëra që nuk janë të vërteta, sepse pranimi i këtyre pakënaqësive do të nënkuptonte njohjen e dobësive.

Duke folur keq, shfryjnë agresionin e tyre mbi të tjetët, sepse nuk kanë mundur t ia dalin vetë. Ata që flasin keq, edhe pse jo me vetëdije, nuk besojnë se kanë ndonjë gjë të mirë për të thënë dhe “thithin” energjinë e tjetrit për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre. Ata që flasin keq e kanë të kotë të flasin për veten e tyre. Prandaj sjellja e tyre mund të interpretohet si një shenjë e keqardhjes, e një personi që ka besim dhe vetëbesim të ulët.

Aftësia për të folur keq për të tjerët mund të rrjedhë edhe nga fakti se ata shohin një defekt tek personi tjetër, i cili nuk pranohet kurrë. Në mënyrë paradoksale, kush tregon “keqdashje” përpiqen ta vërë veten në një dritë të mirë: “Uni” i tyre fryhet ndërsa thashethemet që thonë shtohen, sepse të flasësh keq për të tjerët do të thotë – indirekt – të flasësh mirë për veten dhe për dëgjuesin.

Po, sepse pas çdo përgojimi qëndron gjithmonë kjo e nënkuptuar “Unë do t’ju them këtë, sepse nuk jam i tillë dhe e di që as ju nuk jeni i tillë”. Me pak fjalë, një mënyrë për të fituar vlerësimin e bashkëbiseduesit tuaj. Pra, përgojimi është shprehje e zilisë dhe xhelozisë, e cila nënkupton dëshirën për t’u imituar dhe në të njëjtën kohë pamundësinë dhe frikën për ta arritur atë.

Nënë Teresa e Kalkutës thoshte: “Kush dedikon kohën e vet për të përmirësuar veten, nuk kanë kohë të kritikojnë të tjerët, sepse ajo që thonë të tjerët për ty është realiteti i tyre, jo i yti. Ata e njohin emrin tuaj, por jo historinë tuaj: nuk kanë jetuar në lëkurën tuaj, nuk kanë veshur këpucët tuaja. E vetmja gjë që dinë të tjerët për ju është se ju keni thënë ose keni qenë në gjendje ta merrni me mend, por ata nuk i njohin engjëjt dhe demonët tuaj”.

Më lejoni të jap këshilla për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje e quajtur zili: në vend që të fiksoheni për të kritikuar të tjerët ose gjithmonë të shqetësoheni për mendimet e të tjerëve, kushtojini kohën që keni në dispozicion për të përmirësuar veten dhe mjedisin tuaj.

Thashethemet dhe përgojimi mund të përbëjnë një krim të shpifjes dhe/ose shkelje të privatësisë

Thashethemet mund të kushtojnë shumë: të folurit keq për dikë në fakt mund të çojë në një dënim penal për shpifje dhe/ose shkelje të privatësisë. Krimi i shpifjes shkaktohet kur një person, duke komunikuar me disa persona, cenon reputacionin e një personi të tretë që mungon. Me “komunikim” nënkuptojmë si me gojë ashtu edhe me shkrim (mesazhe, letra, e-mail, telefonata, rrjete sociale). Ajo që ka rëndësi është se ata në fakt e perceptojnë objektin, pra faktin, fyes. Thashethemet, pavarësisht nëse lidhen me fakte reale apo të trilluara, shkaktojnë një dënim për shpifje nëse ofendojnë reputacionin e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat