Pse jeni ende beqarë sipas shenjës tuaj astrologjike

Life style

Pse jeni ende beqarë sipas shenjës tuaj astrologjike

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

U bë shumë kohë që mundoheni, por ende nuk keni nisur lidhje? Cilat janë arsyet? Padurimi, paqëndrueshmëria, kompleksiteti, etj, zbuloni arsyet që i ndalin të tjerët t’iu afrojnë.

Dashi. Nëse jeni ende beqarë dijeni se gjithçka vjen nga padurimi juaj legjendar. Ju doni çdo gjë menjëherë. Nëse nuk arrini të afroheni shpejt me atë që pëlqeni dekurajoheni dhe nuk vazhdoni më tej.

Demi. Ju të kësaj shenje e keni të vështirë të gjeni dikë pasi i trembni pretendentët. Arsyeja? Posesiviteti. Bëni kujdes!

Binjakët. Ju jeni shenjë kameleon dhe ndryshoni shpeshherë mendim. Njëherë kërkoni një lidhje pasionantë, të nesërmen një lidhje të bazuar tek spiritualiteti dhe ditët në vijim një lidhje në distancë. Me pak fjalë është thuajse e pamundur t’iu ndjekësh dhe t’iu kuptosh.

Gaforrja. Ju nuk shpreheni asnjëherë prandaj pretendentët nuk dinë si të veprojnë. Nuk ka shenjë më të turpshme dhe më të rezervuar se ju. Sjellja juaj nuk i lë asnjë mundësi personave të tjerë t’iu afrohen.

Luani. Ju e teproni. Për shkak se doni të tregoni pikat e forta ju e ekzagjeroni. Mbase mund të thoni të vërteta, por mungesa e modestisë nuk do jetë në favor për të gjetur një partner.

Virgjëresha. Ju mbeteni beqarë për shkak të neurozës. Maniakë, perfeksionistë dhe kërkues, ju nuk i duroni dot të papriturat. Kjo nuk ju ndihmon aspak të krijoni një imazh të mirë.

Peshorja. Të udhëhequr nga Venusi ju bëni pjesë tek ata persona që e idealizojnë plotësisht dashurinë. Besoni tek përrallat dhe ëndërroni të gjeni princin e kaltër. Për fat të keq duke e kërkuar gjatë atë që në fakt nuk ekziston, largoni mundësi të mira.

Akrepi. Nuk është sekret për asnjë që ju keni një karakter të vështirë edhe pse nuk duket në pamje të parë. Duke qenë misteriozë, impulsivë dhe tejet xhelozë, nuk është çudi pse jeni endë beqarë.

Shigjetari. Kot sa ta fshihni, ju jeni një aventurier në shpirt. I merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk e duroni dot që dikush t’iu privojë pavarësinë. Kjo në fakt ju bën të paqëndrueshëm dhe i tremb të tjerët t’iu afrohen.

Bricjapi. Jeni beqarë prej shumë kohësh? Dilni sa më shumë. E si mund ta gjeni prindin e kaltër duke ndenjur gjithë kohës në punë apo në shtëpi? Tregohuni më të hapur dhe keni për të pasur surpriza.

Ujori. Jeni beqarë? Edhe çfarë pastaj? Ju nuk shihni asnjë problem tek kjo gjë. Më shumë se çdo shenjë tjetër ju jeni të fiksuar pas lirisë tuaj të shenjtë.

Peshqit. Ju jeni të droguar nga dashuria. Ajo është oksigjen dhe arsye për të jetuar. Pse jeni ende beqarë? Sepse keni shumë pretendime, kërkoni shumë nga ai që keni në krah dhe mund të bëheni të varur. Kjo gjë i mban larg pretendentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat