Një në pesë martesa ka tradhti, por a mund të falet? Ekspertja tregon si ta përballoni këtë situatë

Life style

Një në pesë martesa ka tradhti, por a mund të falet? Ekspertja tregon si ta përballoni këtë situatë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve, një formë e tradhtisë pritet të ndodhë në një në pesë martesa.

20% është një përqindje e konsiderueshme dhe të gjithë kemi menduar se çfarë do të bënim nëse do të na ndodhte diçka e tillë. Ndërsa vitet kalojnë dhe një marrëdhënie kalon nëpër faza të ndryshme dhe njerëzit pyesin veten: Nëse ndodh diçka e tillë, a nuk ia vlen t’i jepet fund marrëdhënies dhe të provohet një fillim i ri?

Por çfarë thonë ekspertët e marrëdhënieve për këtë? A mund të falet tradhtia? Dr. Aileen Alegado, psikologe klinike dhe drejtoreshë e Mindset Consulting mban një qëndrim për temat e ndryshme që lindin rreth tradhtisë në çifte. A është e mundur të kapërcehet tradhtia në martesë?

Sipas të dhënave të hulumtimeve të ndryshme, nuk ka rëndësi se sa herë do të grindet një çift, por sa efektivisht do të zgjidhin problemet e tyre.

“Askush nuk është perfekt dhe të gjithë mund të bëjmë gabime. Mënyra se si i trajtojmë ato është ajo që ka rëndësi në çdo marrëdhënie. Pra, po, të kesh një lidhje jashtëmartesore mund të prishë besimin në martesën tuaj dhe të shkaktojë grindje që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Por nëse një çift di të menaxhojë konflikte të tilla, ata kanë një shans më të mirë për të zgjidhur problemet e tyre”, shprehet Dr. Aileen Alegado.

Çfarë i duhet një çifti për të kapërcyer një ndarje?

Të dyja palët duhet të jenë të gatshme të trajtojnë çështjet që çuan në pabesi dhe të punojnë për to.

“Ata duhet të rindërtojnë besimin me njëri-tjetrin me kalimin e kohës. Çiftet gjithashtu duhet të duan të punojnë, që do të thotë të komunikojnë, të ndajnë ndjenjat dhe të kenë biseda të vështira. Nuk është një zgjidhje e thjeshtë dhe rindërtimi i besimit mund të marrë vite. Duhet përkushtim për të bërë diçka të tillë”, thotë ekspertja.

Pse disa çifte e kanë të vështirë të kapërcejnë një tradhti?

Natyrisht mund të jetë tronditëse se si njëra nga dy palët në një martesë përfundoi duke qenë jobesnik. Në këtë rast, gjëja më e vështirë është të falësh tradhtinë e tjetrit.

“Ndonjëherë është e vështirë për atë që mashtroi tjetrin ta shohë përsëri në të njëjtën mënyrë. Duhet kohë”, thotë Dr. Aileen Alegado.

Premtimet në raste të tilla mund të mos merren seriozisht dhe në përgjithësi nuk mund të mbështeten në to. Por sipas ekspertes, çiftet që përpiqen me fjalë dhe veprime të kapërcejnë një situatë të tillë, kanë shanse për t’ia dalë.

A mund ta kapërceni një tradhti nëse nuk e falni?

“Qëndrimi i mërzitur me personin tjetër mund të çojë në pakënaqësi dhe në këtë mënyrë të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Në planin afatgjatë, nuk mund ta kapërceni një pabesi nëse nuk e falni atë. Falja ose kuptimi i asaj që çoi në këtë sjellje është kritike”, shprehet ekspertja.

Si mund të rikthehet intimiteti pas tradhtisë?

Se si dhe kur një çift që ka kaluar një situatë të tillë do të rikthejë intimitetin mes tyre është diçka që varet nga çdo individ, por komunikimi i qartë luan një rol shumë të rëndësishëm në kalimin në intimitet.

“Të bisedosh me partnerin për ndjenjat e tua dhe të bësh një plan për të ecur përpara është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme çështja e durimit nga ana e palës që ka bërë tradhtinë. Duhet të rindërtoni besimin dhe të lini partnerin tjetër të marrë kohën e tij për t’u afruar përsëri me ju”, thotë Dr. Alegado.

A ia vlen të provosh sërish në një lidhje pas tradhtisë?

Përgjigja e ekspertes është përgjithësisht pozitive, por ajo thekson se nëse incidenti i tradhtisë është rezultat i ndonjë problemi më të madh të fshehur brenda marrëdhënies, atëherë kjo çështje duhet të trajtohet fillimisht.

“Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë përpjekje dhe ia vlen nëse ndodh një herë. Ji i sinqertë me veten nëse kjo marrëdhënie është e shëndetshme dhe nëse ia vlen të jesh në përgjithësi.”

Me pak fjalë, duhet vendosmëri, punë nga të dyja palët dhe ndershmëri. Nëse të gjitha këto janë të pranishme, atëherë mund të punoni dhe të lini pas të kaluarën, në mënyrë që të ecni përpara, duke kërkuar sërish lumturinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat