4 arsyet psikologjike pse një person dashurohet me ju

Life style

4 arsyet psikologjike pse një person dashurohet me ju

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Dashuria është e mistershme, por me shumë gjasë nuk ka të bëjë me fatin. Sipas hulumtimeve, hormonet, interesat dhe mënyra si jeni edukuar kontribuojnë në përcaktimin e atij me të cilin do të bini në dashuri  dhe atij që do të bie në dashuri me juve!

Më poshtë jepen disa faktorë psikologjikë të cilët shërbejnë si arsye se përse dikush mund të bie në dashuri me ju.

Nëse jeni shumë të ngjashëm

Studime të shumta kanë treguar se klisheja që gjërat e kundërta tërheqin më shumë është e gabuar. Partnerët të cilët janë të ngjashëm në personalitet e kanë shumë më të lehtë të bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Nëse keni aromë të mirë

Një ekip me shkencëtarë amerikanë ka treguar se pjesës së madhe të femrave u pëlqen aroma e bluzave të meshkujve me nivelet e larta të testosteronit.

Nëse e shikoni njëri-tjetrin në sy për dy minuta

Kontakti me sy i rritë ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes emocionale mes dy personave.

Nëse bëni muzikë

Hulumtuesit francezë kanë treguar se praktikimi i muzikës ndërlidhet me përzgjedhje seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat