Pesë këshilla për t’i shpjeguar fëmijës tuaj lajmin e keq

Life style

Pesë këshilla për t’i shpjeguar fëmijës tuaj lajmin e keq

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një psikoterapist zbulon 5 këshillat e tij për t’i ndihmuar prindërive se si ata të komunikojnë me fëmijët e tyre dhe çfarë të mos thonë kurrë.

Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flasin për vdekjen. Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë kur flasim me fëmijët, të cilët mund të kenë një kuptim të kufizuar të asaj që do të thotë në të vërtetë.

John Halker është një psikoterapist i Human Givens dhe drejtor klinik me përvojë në Klinikën The Grove në Londrën qendrore. Ai tregon këshillat e tij kryesore për t’i shpjeguar lajmet e këqija të fëmijës tuaj dhe disa gjëra që duhen shmangur.

Merrni parasysh moshën e tyre dhe përdorni gjuhën e përshtatshme për moshën. John thotë se gjëja e parë që duhet marrë parasysh përpara se të flasësh me një fëmijë për vdekjen është mosha e tij. Kjo do të ndikojë në atë që thoni dhe llojin e gjuhës që përdorni. Nëse keni një fëmijë që është i moshës 2 deri në 6 vjeç, ka të ngjarë që ai të mos e kuptojë vërtet se çfarë është vdekja ndërsa fëmijët që janë pak më të rritur, nga 6 e lart, mund të kenë një kuptim më të thellë se si vdekja është fundi i jetës së dikujt dhe ata nuk do të kthehen.

Ai rekomandon të bëni pyetje për të kuptuar se sa dinë tashmë. Në këtë mënyrë ju mund të jeni të sigurt që keni shpjeguar gjithçka siç duhet. Nëse ka pasur një vdekje të papritur në varësi të rrethanave fëmija mund të dëshirojë të shkruajë një letër duke thënë gjithçka që donte t’i tregonte.

Këshilla tjetër është të bëni bisedën diku ku ata ndihen të sigurt. Duhet të jetë një vend ku ata janë në terren të njohur. Nëse fëmija është i vogël, mund ta lini të luajë me lodrat e tij. Për fëmijët ai vend i njohur mund të jetë një shesh lojërash ose një mjedis shumë më i qetë.

Sigurojini ata se është në rregull të ndihen të trishtuar ose të zemëruar. Ashtu si të rriturit edhe fëmijët që kalojnë pikëllimin mund të ndjejnë një gamë të madhe emocionesh të ndryshme. Fëmijët mund të përjetojnë të gjitha llojet e emocioneve rreth vdekjes, ata mund të jenë të zemëruar që prindi i tyre i ka lënë ose shumë të trishtuar. Është e rëndësishme t’i bëni të ditur se është mirë të ndihen të trishtuar, të qajnë ose të ndjejnë çfarëdo që ndjejnë poashtu është e rëndësishme  që ne si të rritur të jemi emocionalisht të arsimuar rreth vdekjes dhe të flasim për ndjenjat tona. Në këtë mënyrë normalizoni emocionet rreth tij.​

Bëjuni të qartë se nuk është faji i tyre – fëmijët shumë të vegjël shpesh për shkak të mungesës së kuptuarit, ata shpesh mendojnë gabimisht se humbja e një personi të dashur është disi faji i tyre, për shembull nëse do të ishin të keq në shkollë apo në ndonjë telashe ata mund të mendojnë se vdekja e dikujt është për shkak të diçkaje që ata kanë bërë. Kur flisni me një fëmijë, është me të vërtetë e rëndësishme të jeni absolutisht i sigurt se ai nuk mendon se vdekja e dikujt është në asnjë mënyrë faji i tyre.

Inkurajojini ata të vazhdojnë të jetojnë si normalisht – të rriturit shpesh ndihen fajtorë për argëtimin ose për të qeshur menjëherë pasi kanë humbur një të dashur. Kjo mund të ndodhë edhe me fëmijët, prandaj bëjini të ditur se është mirë të kënaqen edhe pasi të ketë ndodhur diçka e keqe. Dhe më pas përpiquni t’i ktheni ata në rutinën e tyre, pasi kjo mund të jetë ngushëlluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat