Çiftet që janë vërtetë të lumtur nuk e dëshmojnë këtë fakt në rrjetet sociale për disa arsye

Life style

Çiftet që janë vërtetë të lumtur nuk e dëshmojnë këtë fakt në rrjetet sociale për disa arsye

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Sot jetojmë në kohën kur teknologjia është bërë tepër e rëndësishme për të gjithë ne. Rrjetet sociale përdoren në një masë shumë të madhe duke ekspozuar kështu jetën tonë në mënyrë virtuale, shkruan ‘Panorama’. Por e dini se është më mirë që çiftet të mos ekspozojnë lumturinë e tyre apo problemet që mund të hasin, në rrjetet sociale?! Çiftet që janë vërtetë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-­tjetrin nuk e dëshmojnë këtë fakt në rrjetet sociale për disa arsye.

Ja cilat janë ato:

Kur çifti është i lumtur, e jeton lumturinë në atë moment dhe nuk mendon gjë tjetër.

Ata që tregojnë për raportin e tyre apo problemet, nuk fitojnë apo nuk zgjidhin asgjë.

Lumturia e vërtetë vjen nga gjërat e vogla dhe të thjeshta, mjafton të jesh me personin e zemrës.

Askush nuk ka pse t’i vërtetojë askujt asgjë.

Dhe më e rëndësishmja… çiftet që nuk përdorin rrjetet sociale janë më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat