Ndiqni tenjat nga shtëpia: Mjafton ta vendosni këtë bimë në dollap

Life style

Ndiqni tenjat nga shtëpia: Mjafton ta vendosni këtë bimë në dollap

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Ja cila bimë që mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe tenjat

Eliminimi i tenjave nga rrobat nuk është i lehtë, por nuk rekomandohet përdorimi i helmit që mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve të tyre.

Helmi nuk rekomandohet, por produktet e tjera nuk janë mjaftueshëm efektive kundër tenjave. Ju duhet t’i hidhni të gjitha rrobat në të cilat keni pikasur tenja, sipas revistës gjermane të konsumatorëve “Okotest”.

Ndërkohë, lani dhe paketoni të gjitha gjërat që nuk janë prekur nga tenjat. Vendosini në frigorifer ngrirës dhe pastroni dollapin tuaj.

Në të ardhmen, përdorni një kombinim të produkteve parandaluese dhe kontrolluese që nuk dëmtojnë njerëzit ose kafshët, thonë ata.

“Okotest” testoi 33 produkte kundër tenjave dhe i vlerësoi të gjitha si “të këqija ose jo mjaftueshëm efektive”. Mund të vendosni qeska livande apo pllaka në dollapë, por ato nuk do t’i largojnë plotësisht ose nuk do t’i mbrojnë rrobat tuaja.

“Megjithatë, përgatitjet e tilla ndihmojnë për t’ua vështirësuar jetën tenjave, pa përdorimin e helmit”.

Vendosni në dollapë vetëm rrobat që i keni larë dhe tharë më parë sepse tenjat tërhiqen nga djersa, shtojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat