Disa shenja që tregojnë se vjehërrit janë toksikë

Life style

Disa shenja që tregojnë se vjehërrit janë toksikë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Marrëdhënia me vjehërrit mund të komplikohet fare lehtësisht, aq më tepër nëse përballë keni dy njerëz toksikë. Si ta kuptoni që prindërit e tij janë të tillë?

1. Përpiqen që ty dhe partnerit t'ju vënë kundër njëri-tjetrit: Komunikimi me vjehërrit s'është gjëja më e thjeshtë në botë, por raporti me ta nis dhe bëhet problematik kur nisin të ndërhyjnë në marrëdhënien me partnerin/en.

2. E përfshijnë veten në vendimarrjet që ju bëni si çift: Ata duan të dinë çdo vendim që ti dhe bashkëshorti do të merrni. Duan të jenë pjesë e çdo diskutimi, madje dhe kur bëhet fjalë tek financat tuaja apo çështjet e fëmijëve.

3. Të bëjnë qëllimisht të ndihesh keq: Ndodh që në një moment të gjithë mund të tregohemi padashje pa takt dhe të lëndojmë pa e ditur se lënduam. Problemi qëndron kur kjo bëhet qellimisht nga prindërit e tij/saj. Këtë mund ta kaloni vetëm duke kërkuar mbështetjen e partnerit dhe mirëkuptimin e tij.

4. Nuk respektojnë hapësirën tuaj: Mund t'ju jetë bërë zakon të hyjnë në dhomën tuaj dhe kjo s'është fare normale. Ose të duan të dalin me ju të premteve pasdite kur e dinë shumë mirë që është koha juaj në çift.

5. Vazhdojnë ju trajtojnë si fëmijë: Ndonjëherë është mirë të trajtohesh si fëmijë, por jo gjithmonë. Je mjaftueshëm e rritur për të marrë vendime për veten dhe familjen tënde të re.

6. Sillen sikur ti nuk ekziston: Nëse ata sillen ftohtë, nuk të konsiderojnë apo refuzojnë të të shohin apo të kenë komunikim, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kërkoni mbështetjen e partnerit tuaj.

7. Janë manipulues: Manipulimi emocional mund të shfaqet në shumë mënyra, por secila prej tyre vjen me pasoja dhe kosto. Të qenit egoistë apo gjithmonë të pakënaqur është shenjë e pastër e njerëzve toksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat