Pse është e rëndësishme Inteligjenca Emocionale?

Life style

Pse është e rëndësishme Inteligjenca Emocionale?

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Njerëzit me inteligjencë të lartë nuk janë më të suksesshmit apo më të plotësuarit në jetë. Dimë shumë raste të njerëzve të shkëlqyer intektualisht por që nuk janë të aftë në aspektin shoqëror, janë të pasuksesshëm në punë dhe që nuk kanë marrëdhënie personale të shëndetshme.

Inteligjenca intelektuale mund të na ndihmojë të fitojmë një shkollë të mirë por është Inteligjenca Emocionale ajo që na ndihmon të menaxhojmë stresin dhe emocionet kur përballemi me një provim të rëndësishëm. Pra, mund të themi se Inteligjenca Emocionale është edhe më e rëndësishme se inteligjenca akademike (Cherniss, 2000).

Një Inteligjencë Emocionale e lartë na ndihmon të kemi performancë më të mirë në punë, të jemi më të motivuar dhe të mund të motivojmë edhe të tjerët. Ditët e sotme kompanitë e mëdha e shohin inteligjencën emocionale po aq të rëndësishme sa dhe aftësitë profesionale, madje shumë prej tyre kërkojnë dhe bërjen e testit të Inteligjencës Emocionale (EQ) përpara se të të punësojnë.

 

Inteligjenca Emocionale ndikon në shëndetin fizik dhe atë mendor

Nëse nuk jemi të aftë të menaxhojmë nivelin e stresit mund të kemi probleme serioze me shëndetin tonë fizik. Stresi rrit presionin e gjakut, dobëson sistemin imunitar, rrit riskun e një infarkti, mund të nxisë infertilitet dhe përshpejton proçesin e plakjes. Stresi i pakontrolluar po ashtu mund të ndikojë dhe në shëndetin mendor duke na bërë vulnerabil ndaj ankthit dhe depresionit. Paaftësia jonë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet na bën të kemi gjendje të çrregullt të humorit. Prandaj, të mësosh si të reduktosh stresin është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të inteligjencës emocionale (Anfara, 2003).

Inteligjenca e lartë emocionale na ndihmon të kemi marrëdhënie të shëndetshme më të tjerët

Nëse ne do jemi të aftë të kuptojmë emocionet tona dhe të dimë si t’i menaxhojmë ato, rrjedhimisht do jemi të aftë të shprehim se si ndihemi dhe të kuptojmë se si ndihen të tjerët gjithashtu. Kështu mund të komunikojmë në mënyrë efektive dhe të krijojmë marrëdhënie të forta si në punë dhe në aspektin personal (Leach, 2004).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat