Një moment i sikletshëm! Ai e çoi në Romë për t’i propozuar për martesë dhe ajo i tha ‘JO!’

Life style

Një moment i sikletshëm! Ai e çoi në Romë për t’i propozuar për martesë dhe ajo i tha ‘JO!’

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:52
Pamje nga video

Ky djalë ndoshta përjetoi një nga momentet më të sikletshme të jetës së tij, i cili kishte menduar t’i propozonte të dashurës së tij, në Romë.

Por, ajo i tha Jo!

Propozimi nisi mirë, pasi përfundojnë duke kërcyer në Via dei Condotti nën dritat e Krishtlindjeve. I riu më pas bie në gjunjë duke mbajtur një unazë, nën tingujt e ‘O Sole Mio’ nga një tenor.

Përtej sheshit dhe përballë shumë njerëzve që e shikojnë, i riu i kërkon të dashurës të martohet me të dhe ajo përgjigjet:

“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. Por a është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?.”

Siç shihet edhe në video, gruaja dukshëm në siklet i kërkon vazhdimisht të dashurit të saj të ndalojë, ndërsa tenori vazhdon të këndojë.

Më pas partneri i saj thuhet se pyet para audiencës: “A është po apo jo?”

Ajo përgjigjet se është “jo” dhe ai më pas ngrihet i lënduar.

@herclueless Good @Cartier ♬ original sound - herclueless
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat