Sa vlen koha juaj…

Life style

Sa vlen koha juaj…

Më: 2 janar 2024 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Kjo është historia e një babi të zënë dhe një biri që e do shumë.

– “Babi, a mund të të bëj një pyetje?”

– “Padyshim, për çfarë bëhet fjalë?”

– “Babi, sa para fiton në një orë?”

– “Por… kjo nuk ka ç’të duhet ty. Pse po ma bën një pyetje të tillë?”

– “Unë thjesht dua ta di. Të lutem më thuaj, sa para fiton në një orë?”

– “Nëse vërtet dëshiron ta dish, unë fitoj 50 euro në një orë”

– “Oh!”, dhe uli kokën.

– “Babi, do të më japësh hua 25 euro?”

Babai u zemërua:

– “Kjo ishte arsyeja e vetme që më pyete, të më kërkosh para hua për të blerë ndonjë lodër pa vlerë ose diçka të pakuptimtë! Tani shko direkt në dhomën tënde dhe shtriu për të fjetur! Mendoj se po sillesh në një mënyrë egoiste! Unë punoj shumë çdo ditë dhe ti tregon një qëndrim fëminor! “

Djali i vogël në heshtje shkoi në dhomën e tij dhe mbylli derën.

Burri u ul dhe u zemërua kur mendoi për pyetjen e të birit:

– “Si guxon të më bësh një pyetje të tillë… Vetëm për të marrë para?” – mendoi ai.

Pas një ore ose më shumë, burri u qetësua dhe filloi të mendojë:

– “Ndoshta ka diçka që i nevojitet vërtet dhe që kushton 25 euro. Në fund të fundit, ai pothuajse nuk kërkon kurrë para”.

Burri hyri në dhomën e djalit të vogël dhe hapi derën. Ai pyeti me zë të ulët:

– “A po fle?”

– “Jo babi, jam zgjuar”

– “Po mendoja se ndoshta ishte një ditë shumë e vështirë për ty. Ishte një ditë e lodhshme për mua sot dhe të bërtita. Më fal. Ja dhe 25 eurot që më kërkove”

Djali i vogël u ul dhe menjëherë buzëqeshi.

– “Oh, faleminderit babi!”

Nga poshtë jastëkut fëmija nxori disa lekë të tjera të palosura. Babai pa që fëmija tashmë kishte para dhe po shihte i habitur. Djali i vogël ngadalë filloi të numëronte paratë, pastaj pa babanë e tij.

– “Pse doje më shumë para?” pyeti babi.

– “Sepse nuk kisha mjaftueshëm, por tani po! Babi, unë tani kam 50 euro. A mund të blej një orë nga koha juaj? Të lutem, nesër eja herët në shtëpi.

Babai mbeti i shtangur. Ai e përqafoi fort fëmijën dhe me sytë e mbushur me lot, iu lut që ta falte.

Jo gjithmonë duhet të punoni shumë në jetë, pasi rrezikoni të mos e kuptoni që koha ikën pa e kuptuar. Ne duhet të kalojmë kohë me njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat