Ja si të gënjeni pa u kapur mat

Life style

Ja si të gënjeni pa u kapur mat

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Le ta pranojmë: të jesh gënjeshtar i zoti është talent. Madje, është një talent që të gjithë duhet ta gjejnë brenda vetes. Jo për të mashtruar lart e poshtë si të ishte diçka normale, po për t’i thënë atij djalit që njohe dje që sot je shumë e zënë dhe nuk e takon dot. Apo se nesër nuk shkon do të në zyrë se je sëmurë. Ja si të gënjeni pa rënë në sy.

Vëmendja te sytë

Shumica e njerëzve mendojnë se kontakti me sy është shumë i rëndësishëm kur gënjen dhe si rezultat, harrojnë të pulisin qepallat apo të sillen natyrshëm. Në fakt, s’ka rëndësi ku sheh teksa flet. Kështu që, shihni ku të doni kur t’i thoni koleges se nuk ia prishët ju kompjuterin.

Kujdes me mbulimin e gojës

Një gisht a dora që mbulon gojën është shenja e parë e një gënjeshtre. Shmangeni!

Edhe me duart

Ruani qetësinë dhe përdorni një nivel normal gjestikulacioni. Nëse s’i zini besë vetes, fusni duart në xhepa.

Vigjilentë ndaj qëndrimit

Kthimi i kurrizit apo distancimi nga personi që po gënjeni ndodh sepse thjesht doni t’i largoheni asaj që sapo thatë. Nëse e kapni veten që po ecni mbrapsh gjatë një gënjeshtre, thjesht ndaloni në vend dhe përfundoni fjalinë.

Mos i anashkaloni këmbët

I keni parasysh çfarë ndodh me këmbët kur jeni në ankth? Si nuk pushojnë së lëvizuri, hedhuri etj? Nëse këto gjëra ndodhin kur jeni ulur, ngrihuni ose anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat