Ja pse nuk i jep dot fund lidhjes, sipas ekspertëve

Life style

Ja pse nuk i jep dot fund lidhjes, sipas ekspertëve

Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Ndarja nuk është një hap që e ndërmarrin të gjithë çiftet, por studiuesit po merren me këtë çështje për të provuar se çfarë e bën kaq të vështirë ndarjen nga partneri/ja.

Një grup shkencëtarësh nga University of Colorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një eksperiment te brejtësit që njihen si monogamë (lidhje vetëm me një partner), për të analizuar kësisoj lidhjen mes dashurisë dhe kimikateve në tru.

Teksa partnerët apo miqtë lënë “gjurmë kimike” në tru, kjo gjendje pothuajse zhduket pas ndarjes, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët e këtij universiteti analizuan rolin e dopaminës në trurin e brejtësve me teknologji neuroimazhi, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Current Biology.

Një aspekt i studimit shikonte rolin e dopaminës në tru kur partnerët ishin bashkë. Në një tjetër skenar, brejtësit duhet të shtypnin një levë nëse donin të arrinin te partneri/ja nga ana tjetër e gardhit. Një sensor i fibrave optike gjurmoi aktivitetin në pjesën e trurit të kafshës, një zonë kjo e lidhur me ndenjat.

Sensori ndizet kur zbulon dopaminën, e cila është një neurotransmetues dhe hormon që luan rol në krijimin e ndjenjave të kënaqësisë. Studiuesit zbuluan se kur brejtësit shtynin levën ose ngjiteshin mbi mur për të qenë me partnerët e tyre, sensori ndizej "si një zhurmë".

E njëjta gjë ndodhi kur ata nuhatën ose u përqafuan me njëri-tjetrin. Në të kundërt, sensori u zbeh kur në anën tjetër të murit ose derës kishte brejtës të rastësishëm në vend të partnerit të vërtetë të brejtësit.

Ky hulumtim tregon se disa njerëz lënë një gjurmë unike kimike në trurin tonë që na shtyn të mbajmë këto lidhje më gjatë me kalimin e kohës. Studiuesit panë edhe se çfarë ndodh pas një periudhe të gjatë ndarjeje mes brejtësve. Ata i mbajtën të ndarë partnerët e brejtësve për katër javë, përpara se t'i bashkonin sërish.

Ata zbuluan se kur çifti ishte sërish bashkë, rritja e dopaminës pothuajse ishte zhdukur. Studiuesit e shihnin këtë si një sinjal potencial për të krijuar një lidhje të re.

Gjithsesi, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar se si ky zbulim përkthehet tek njerëzit, por shkencëtarët mendojnë se kjo mund të ketë të njëjtën qasje për njerëzit që përjetojnë një ndarje apo që zgjedhin të rrinë më gjatë në një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat