7 arsyet pse nuk duhet ta ndiqni më ish-in në Instagram

Life style

7 arsyet pse nuk duhet ta ndiqni më ish-in në Instagram

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Për sa kohë që nuk jeni më në një marrëdhënie bashkë, nuk keni fëmijë apo s’frekuentoni të njëjtat ambiente, psikologët thonë se nuk ka motive të qenësishme se pse ju duhet të jeni miq virtualë me ish-in në Instagram.

Rrjetet sociale shpesh konsiderohen si zgjatimi i një raporti mes dy individëve, përfshirë edhe lidhjet romantike, ndaj për shumë njerëz është ndoshta e papranueshme që të vijojnë të ndiqen në Instagram me ish-partnerët.

Të ruash privatësinë, aventurat, miqtë e rinj nga kurioziteti i ish-partnerit/es nuk është gjithnjë një mision i lehtë, por ekspertët thonë se duhet ta ndërmerrni këtë hap për të jetuar në paqe në çdo dimension të lirisë dhe jetës suaj.

Nëse kjo nuk ju bindi, ja 7 arsye pse nuk duhet ta ndiqni në Instagram ish-in:

#1 Rrjetet sociale nuk janë një hapësirë e mirë  

Ndjekja e një ish-i/je në Instagram mund të sjellë shumë dinamika të ndërlikuara. Nëse shëndeti juaj mendor nuk është në gjendjen më të mirë, atëherë mos shtoni më shumë vështirësi në jetën tuaj.

#2 Krijon terren për keqkuptime

Nëse kaloni kohë duke parë postimet e ish-partnerit/es në Instagram, ka të ngjarë që ta “zhysni” veten në një lloj përndjekjeje/fiksimi me pasoja. Në njëfarë mënyre, përmes kësaj dritareje të vogël, ju merrni një ide të jetës së ish-it tuaj dhe kjo çon në mundësi më të mëdha keqkuptimi dhe keqinterpretimi.

#3 Krahasimi është “hajduti” i lumturisë

Nëse e krahasoni veten me partnerin/en e re të ish-it, atëherë ky është momenti që ta hiqni nga Instagrami. Është shumë e vështirë të shohësh foto të tij/saj me partnerin/en e re. Nëse luftoni me pasiguritë, është më mirë ta shmangni fare këtë situatë.

#4 Luftoni me kufijtë tuaj

Nëse i njihni mirë kufijtë e vetes dhe gjithnjë tentoni të mbroni paqen dhe hapësirën tuaj të brendshme, mos shtoni një tjetër mundim duke ndjekur virtualisht ish-in në Instagram.

#5 Ju (të dy) humbisni privatësinë

Ndjekja e ish-partnerit/es në mediat sociale është padyshim një pushtim i privatësisë. Ruajtja e privatësisë për të ecur përpara është e rëndësishme për të dy.

#6 Respektoni marrëdhëniet e reja

Dinamika bëhet edhe më problematike nëse ish-i juaj ka gjetur një person të ri. Ju mund të zgjidhni të mos e ndiqni njëri-tjetrin në Instagram edhe në respekt të historive të reja të dashurisë.

#7 Vononi mbylljen e historisë

Kur vazhdoni të ndiqni ish-in në mediat sociale, kjo vetëm që ju lëndon, por e bën edhe më të ndërlikuar mbylljen e historisë. Distancohuni dhe ecni përpara në jetën tuaj, pasi qëndrimi pas rrjeteve sociale e bën edhe më sfiduese mbylljen e këtij kapitulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat