6 shprehjet që duhet të shmangësh kur i jep dikujt një lajm të keq

Life style

6 shprehjet që duhet të shmangësh kur i jep dikujt një lajm të keq

Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:18
Ilustrim

Ne mendojmë që ka disa fraza që janë sa ngushëlluese, aq edhe të pranueshme kur vjen puna te dhënia e lajmeve të vështira për dikë. Por, pa dashje ne mund të bëhemi pjesë e “fajit” për pasojat që mund të ketë mënyra si ju ia thoni personit lajmin, mund të jetë koleg, mik, familjarë etj.

Ekspertët thonë se ekzistojnë gjashtë shprehje që duhen shmangur, sidomos në situatat kur i jepni dikujt një lajm të keq.

1 “Mund të ishte edhe më keq"

Psikologët thonë se kjo frazë përjashton dhe zhvlerëson ndjenjat e personit që merr këtë lajm dhe nuk e bën aspak lehtësuese situatën.

2 “Gjithçka ndodh për një arsye"

Psikologu Raw Christner, thotë se kjo mund të jetë një deklaratë shqetësuese, pasi lë të kuptohet se ka një justifikim për atë që ka ndodhur. T'i thuash dikujt diçka që nuk dëshiron ta dëgjojë është një ndjesi jo fort e pranueshme.

3 "Do ta kaloni edhe këtë situatë me kalimin e kohës"

Përveç mungesës së ndjeshmërisë, thënia e kësaj shprehje tregon se ky lajm i keq nuk është fundi i botës! Por, kjo nuk do të thotë që ju ta thoni në mënyrë të vrazhdë, por ta shprehni në mënyrë të qartë duke mos anashkaluar emocionet.

4 "Unë e di saktësisht se si ndiheni"

Ne duhet të kuptojmë se përvojat janë unike për çdo person. Ju mund ta thoni këtë, për të normalizuar disi situatën, por kjo nga psikologët shihet si një shprehje e pavëmendshme dhe shqetësuese.

5 "Të paktën..."

Nëse e nisni kështu bisedën, ju tentoni ta minimizoni rastin. Mos e filloni kështu fjalinë, sepse mund të tingëllojë disi fyese.

6 “Duhet të jeni mirënjohës që...”

Me këtë shprehje ju i jepni tone gjykimi lajmit të keq që doni të shprehni! Ju duhet ta lini personin ta marrë lajmin në mënyrën e tij/saj dhe sipas ndjenjave të tij/saj, pa dhënë gjykime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat