3 hapa që rindezin jetën seksuale gjatë martesës

Life style

3 hapa që rindezin jetën seksuale gjatë martesës

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Pasioni erotik nuk shihet gjithnjë si prioritet gjatë martesës. Por, ekspertët mendojnë se zhgënjimet e pazgjidhura në aspektin seksual mund të kthehen në një “minë me sahat” për çiftet duket çuar në tradhti, ndarje apo divorc.

Një studim i vitit 2019 i publikuar në "International Journal of Preventive Medicine" zbuloi se normat e divorcit po arrijnë 70% në botë dhe tre shkaqet kryesore janë mungesa e besimit dhe përkushtimit, pa harruar edhe seksualitetin.

Nëse mendoni se jeta juaj seksuale është pezull dhe doni të largoni monotoninë, ndiqni këto tre hapa për një “rikarikim” energjish në shtrat.

#1 Zgjidhni spontanitetin në vend të planifikimit

Intimiteti dhe pasioni janë një marrëdhënie paradoksale. Ndërsa pasioni shpesh ka pasiguri dhe mister, intimiteti bazohet në stabilitet. Me kalimin e viteve gjatë martesës, partnerët njihen më mirë me njëri-tjetrin, ndërsa dëshira seksuale bie. Lojërat në krevat, risitë, pozicionet e paprovuara, pra eksperimentimi mund të jenë shpëtim për gjendjen tuaj.

#2 Eksploroni rrugë të reja

Seksi mund të shihet si një lojë pushteti, me individë që kanë dëshirë për të dominuar ose për t’u nënshtruar. Ndërsa termi "fuqi" ka fituar një reputacion negativ, ai mund të përdoret në mënyrë kreative në dhomën e gjumit për të shfrytëzuar dëshirat e njërit partner apo tjetrit. Eksplorimi i rrugëve të reja seksuale mund të çojë në zbulime interesante në lidhje me marrëdhënien tuaj.

#3 Kthejini fantazitë personale në përvoja të përbashkëta

Fantazitë seksuale janë skenarë që ushqejnë dëshirën. Hulumtimet kanë zbuluar se sensualiteti, imagjinata dhe kurioziteti lidhen me kënaqësinë e lartë seksuale te marrëdhëniet e sigurta. Provat tregojnë se fantazia seksuale dhe pornografia janë të lidhura pozitivisht me përvoja seksuale të reja dhe më të paharrueshme për veten dhe partnerin/en tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat