Gabimet (padashje) që bëni kur shkëmbeni mesazhe me partnerin

Life style

Gabimet (padashje) që bëni kur shkëmbeni mesazhe me partnerin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 19:32
Ilustrim

Edhe pse është një mënyrë e lezetshme dhe e lehtë, njerëzit ende kanë probleme të kuptojnë rregullat dhe mënyrat e pashkruara të dërgimit të mesazheve.

Gjëja më e keqe për këtë është se ne shpesh nuk e kuptojmë se çfarë është gabim.

Pra, për t'ju ndihmuar të bëheni më të mirë në dërgimin e mesazheve dhe të përmirësoni jetën tuaj në çift, le të shohim disa nga gabimet më të mëdha që mund të bëni dhe si t'i shmangni ato:

E korrigjon

Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend. Djemtë e kanë bezdi këtë pjesë (ufff, edhe pse, dreqin, nuk shkruajnë kurrë si duhet.)

Emoji, emoji, shumëëëëë emoji

Të gjithë janë të entuziazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja ta mbushësh çdo mesazh me zemra, figura, simbole etj. Meshkujt janë më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësohesh.

I dërgon mesazh, por flet me veten

Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë me njëri-tjetrin. Ti i dërgon një mesazh-monolog, por je e sigurt që ai lexon nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon… e shumë më pak kupton.

Shkruan me nënkuptim

Nëse jeni ende në fazën e flirtit, nuk është nevoja ta surprizosh me mesazhe që përmbajnë nënkuptime. Lëre atë të bëjë hapin e parë dhe përgjigju siç duhet. Gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

I dërgon vazhdimisht mesazhe

Ky është një zakon të cilin duhet ta ndërpresësh sa më shpejt. Mos dërgo 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. Ky rregull është mirë të përdoret edhe në Viber apo Whatsapp.

I shkruan fjalët me germa KAPITALE (çfarë po tregon, ku është theksi?)

Një mesazh  miqësor, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse përdor germa kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. Nuk po themi të mos i përdorësh asnjëherë, por jo gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat