A është e pranueshme që partneri/ja të të gjykojë për peshën?

Life style

A është e pranueshme që partneri/ja të të gjykojë për peshën?

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Ndryshimet në pamjen fizike janë gjithmonë temë diskutimi me veten dhe të tjerët, por veçanërisht gratë dhe vajzat pranojnë se kjo temë i bën të ndihen të gjykuara dhe në siklet. Kjo, edhe prej faktit se shoqëria vazhhdon të ecë në bazë të disa standardeve të caktuara të bukurisë që janë jo pak problematike.

Por çfarë ndodh nëse partenri hap një diskutim për të vënë në dukje shtimin tënd në peshë?

Psikoterapisti Sam Jahara flet për këtë sitautë duke sqaruar se komunikimi është shumë i rëndësishëm. Thënë kjo, ka shumë rëndësi që biseda të bëhet dhe të ketë komunikim për këtë temë nga ana e partnerit, edhe nëse për ty është shumë e vështirë.

“Por në këtë pikë, kur vjen puna te biseda, partneri duhet të ketë shumë kujdes me mënyrën si do e trajtojë bisedën. Sepse duhet të tregohet aspak gjykues dhe nëse ka një shqetësim real për shëndetin e partneres, duhet ta vendosë në dukje”, thotë Jahara.

Pra, të ndarit një mendim mbi pamjen fizike nuk përbën asnjë problem, nëse vjen prej një shqetësimi të sinqertë dhe nëse gjatë bisedës personi nuk ofendohet apo ndihet i gjykuar. Me rëndësi është edhe fakti që partneri të kujtojë herë pas here se të do njësoj dhe kjo bisedë nuk ndikon në mënyrën sesi e sheh raportin tuaj.

Nga ana tjetër, nëse përballeni me një person që jo vetëm nuk bën një bisedë të sinqertë, por e vë në dukje ndryshimin në pamje dhe të bën të ndihesh keq sa herë ta përmend, duhet të rishikosh marrëdhënien, pasi me shumë gjasa gjendesh në një raport abuziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat