Do të jesh një gjeni financiar? Ja sekretet që duhet të dish

Life style

Do të jesh një gjeni financiar? Ja sekretet që duhet të dish

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për t’u bërë gjeni i parasë? Në fakt mjafton të dish vetëm disa koncepte të thjeshta.

Çfarë është kredia?

Për një moment, le të konsiderojmë produktet dhe shërbimet si ëmbëlsira dhe paranë si sheqeri. Marrja e një kredie është si të huazosh sheqer nga fqinji yt, por me një plan të qartë se kur do t’ia kthesh mbrapsht. Ndërkohë që fqinji të ka huazuar vazon e tij të sheqerit, atij i është dashur të shtyjë për më vonë gatimin e ëmbëlsirës së tij ose ka shkuar dhe vetë të kërkojë këtë sasi borxh tek dikush tjetër.

E gjithë kjo është kostoja që ai ka marrë përsipër duke të të dhënë ty racionin e tij të sheqerit. Këtë kosto fqinji kërkon që ta ndajë me ty në formën e një interesi. Pra, interesi i kredisë tënde është sa i kushton fqinjit që të të ndihmojë.

Me të njëjtin shembull, imagjino sikur ti tani ke dëshirë për një ëmbëlsirë, por ke më pak sheqer seç duhet. Ama në të ardhmen, ti do të kesh disa lloje të ndryshme sheqeri. Po sikur të shijosh ëmbëlsirën e sotme me sheqerin e së ardhmes?

Kështu lindi zgjidhja e zgjuar “Bli tani, Paguaj më vonë”

Për ta bërë sa më të prekshëm këtë koncept, ne folëm me ekspertin e iute Znj. Lida Xhengo: “iute ofron atë çfarë në botë ekziston prej dekadash si lehtësi: Shërbimi “Paguaj më Vonë”. Praktikisht, ky është një shërbim besimi, ku ne e ndihmojmë klientin të marrë ofertat, produktet dhe shërbimet e ëmbla që synon, pa përdorur sasinë e tij të limituar të “sheqerit”, por duke i besuar se do jetë në gjendje në vazhdim të paguajë. Kështu, edhe dëshirat e tij plotësohen pa dëmtuar financat aktuale, por edhe partnerët tanë kanë mundësi të pasurojnë vitrinat e tyre me “ëmbëlsira” të ndryshme.”

Siç mund ta kuptosh, të jesh gjeni financiar është si të dish të gatuash një ëmbëlsirë. Me shërbimin e iute “Paguaj më Vonë”, ti mund të shijosh ofertat e “ëmbla”, pa hidhëruar financat e tua aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat