Tri shenjat më me fat në muajin Mars dhe kombinimet më të mira mes shenjave për dashurinë, sipas Jorgo Pullës

Life style

Tri shenjat më me fat në muajin Mars dhe kombinimet më të mira mes shenjave për dashurinë, sipas Jorgo Pullës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 08:52
Jorgo Pulla

I ftuar në një  emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për muajin Mars për tre shenjat më me fat sipas tij si dhe kombinimet më të mira mes 12 shenjave të zodiakut.

”Marsi i 2024 është më i veçanti i këtyre 10 viteve të fundit, është një Mars që na kujton kohët e shkuara që të mos gabojmë në të ardhmen, një muaj ku ka patur ndryshime të shumta planetare, kemi Plutonin në Ujor aktualisht, kemi ndikimin e Afërditës dhe Marsit gjithashtu” e nis kështu bisedën në studio astrologu i njohur, duke shtuar se është një përiudhë shumë e mirë për të bërë ndryshime drastike në jetën tonë, sa i takon të gjitha shenjave të zodiakut.

”Përpara kemi ndikimin e datës 10 Mars, të Hënës së re, që do të ndikojë kaq shumë tek njerëzit dhe veçanërisht tek shenja e Peshkut” shtoi ai, pa harruar të thoshte se ky muaj do ketë më shumë gjëra të mira sesa jo të mira, ku priten të kemi ndryshime në çështjet ekonomike, vende të reja pune apo mundësi të reja për të 12-të shenjat e zodiakut, veçanërisht për të ndrequr padrejtësitë që u bëhen. Çdo muaj fsheh surpriza dhe ngjarje të këndshme dhe të pakëndshme për disa shenja të horoskopit dhe e njëjta gjë vlen edhe për Marsin e 2024-ës, të cilat disa do t'i sforcojnë, por do t'i lënë të tjerët, në shumë mënyra mjaft të lumtur. Nëse i përkisni njërit prej tyre, do të kaloni një muaj të mrekullueshëm, me fatin që ju shoqëron! Më pas Jorgo u ndal tek përzgjedhja e tre shenjave më me fat për muajin Mars që janë:

Peshqit

Jeni një nga fatlumët e muajit, pasi një nga një planetët mblidhen mbi ju. Ju filloni me Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj, pastaj vjen Afërdita në datën 12 Mars deri në datën 22, kështu që siç mund ta shihni, ju jeni në krye. Kuptohet që do të lëvizni siç ju dini, për të qenë të parët dhe për të fituar atë që dëshironi më shumë, duke u dhënë një përgjigje atyre që dyshonin tek ju. Do të keni shumë mundësi për të përmirësuar jetën tuaj personale, por veçanërisht të dashurisë. Ajo që duhet t'i kushtoni vetëm vëmendje është intuita juaj dhe dallimi i saktë midis "armiqve" dhe "aleatëve" tuaj, në mënyrë që njerëzit që nuk ju shqetësuan kurrë mund t’i beni miq në muajin Mars.

Demi

Ju te dhjetëditëshit të dytë keni Jupiterin mbi ju dhe Uranin (nëse keni lindur nga fundi i shenjës suaj) kështu që nuk keni asgjë për t'u frikësuar. Përkundrazi, ndikime të favorshme planetare me Diellin dhe më vonë me Afërditën tek Peshqit, në shtëpinë tuaj të 11-të, sillni zhvillime të këndshme, ndonjëherë të papritura në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Miqësitë e reja, dhe madje edhe romancat mund t'ju zgjojnë, ndërkohë që është e mundur të ndryshoni pamjen tuaj, të keni një jetë shoqërore më intensive, të filloni një interes të ri ose të gjeni një mënyrë për të promovuar planet tuaja profesionale ose për të reklamuar veten.

Dashi

Duket se jeni në krye të punës dhe çështjeve shëndetësore, ndërkohë që nuk përjashtohen paratë dhe fitimet, çështje ligjore mbyllen, problematika që kanë patur zgjidhen, Kane ndikime në vende kyçe ku pritet të zgjidhin gjithçka. Të papritura dhe jo vetëm në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, do të qartësohen me Mërkurin dhe më vonë me Diellin që do të zhvendoset në shenjën tuaj dhe me Plutonin në Ujor ku do t’ju jepet mundësia për të vendosur çdo gjë në vendin e vet. Për sa i përket lidhjeve tuaja të dashurisë, gjërat do të fillojnë të ecin me ritmin tuaj, nga data 10 e tutje, ndërkohë që edhe psikologjia do të rritet nga data 12 mars. Takime sekrete, larg syve kureshtarë, prisni edhe ato, situata ëndërrimtare dhe romantike. dhe me shumë mundësi do të hidhen themelet për një lidhje të bukur.  

“Kemi dhe disa data specifike që kanë të bëjnë me njohje të reja dhe data martesash” tha Jorgo në studio, duke këshilluar që në datën 5 dhe 6 mars të mos jeni të kursyer, pasi Hëna është në Bricjap, duke formuar një gjashtëkëndësh me Diellin tek Peshqit. Dielli dhe Hëna do të formojnë kënde pozitive me Jupiterin dhe Saturnin, duke ndikuar që në këto data të bëhen gjëra të mëdha për të gjithë. Në fushën e dashurisë, nëse bëni një njohje në këto data, është koha më perfekte.  

Në datën 10 Mars, Hëna e re është në shenjën e Peshkut, duke ju dhënë mundësi të reja, ndërsa në datën 14 Mars, Hëna që gjendet në Dem, do të formojë një kënd pozitiv me Diellin - Jupiterin dhe Saturnin, duke ju dhënë një dorë të mirë në planet dhe projektet e ndryshme në aspektin profesional.

Në datën 19 Mars, Hëna që gjendet në Gaforre, do të formojë një trekëndësh me Diellin dhe Peshqit, duke u dhënë një gjendje euforie dhe optimizmi. Nëse flasim për datën 20 Mars, Hëna do të gjendet në Luan, në një kënd ideal, në një trekëndësh me Diellin në gjithashtu gjendet në Dash.

”Eklipsi i Hënës, që do të ndodhë me datë 25 mars, do të ndikojë shumë në aksin Dash- Peshore, të cilët nuk janë shumë të favorizuar për takime të reja dhe duhet t’i shmangin sa të mundin” tha Jorgo duke shtuar se në Mars pritet të kemi lëvizje hënore boshe që nuk do të favorizojnë disa elementë të jetës tonë.

Por cilat janë kombinimet më të mira përgjatë këtij muaji sipas Jorgos, për shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën: Dashi-Peshore, Peshqit-Virgjëresha, Demi-Akrepi, Binjakët-Shigjetarët, Luanët-Ujorët dhe Bricjapët-Gaforret.

“Dashi ka Peshoren përballë, kurse Mërkuri ka Peshoren, përballë Peshqve kemi Virgjëreshën, përballë Demit kemi Akrepët” shtoi Jorgo, duke theksuar se këto shenja japin dhe marrin nga njëra-tjetra duke u plotësuar. Binjakët ndikohen në këndet e tyre dhe kanë përballë Shigjetarin. Luanët kanë përballë Ujorët që kanë ndikime të mëdha në çështjet e planeteve. Ujorët do kenë ndryshimin e madh, kanë patur probleme, por do i zgjidhin shumë shpejt dhe do kenë momentin e mirë. Gaforret shkojnë shumë me Bricjapët, janë një kombinim fantastik. Bricjapët kanë si planet të tyre Saturnin si guvernatorin e tyre, Saturni konsiderohet si mësuesi i Universit. Nga ana tjetër Gaforrja ka si guvernatorin e saj Hënën, çka u jep këtyre shenjave një kombinim perfekt sipas astrologut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat