Masturbimi i përbashkët dhe gjithë arsyet pse duhet ta bëni

Life style

Masturbimi i përbashkët dhe gjithë arsyet pse duhet ta bëni

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:46
Masturbimi

Masturbimi nuk ka pse të jetë një akt kënaqësie që e bën i/e vetëm/me

Jo rrallëherë ai mund të kthehet në funksion të raportit në çift, madje mund ta bëjë më interesant raportin

Po ç’është masturbimi i përbashkët?

Masturbimi i përbashkët lidhet me kënaqësinë e vetes përmes prekjes dhe akteve të tjera intime në shoqërinë e dikujt tjetër.

Ndonjëherë, thjesht të shohësh tjetrin teksa masturbohet është kënaqësi më vete, madje sipas seksologëve, një nga mënyrat sesi lidhjet në distancë mbahen është pikërisht kjo, partnerët flasin dhe masturbohen duke parë njëri-tjetrin në video.

Sa për avantazhet, akti është në vetvete shumë erotik ndaj është goxha e mbarë si mënyrë për të nisur aktin seksual kur partnerin e ke afër. Për më tepër, masturbimi nxit intimitetin në raport dhe e bën ndjesinë për veten dhe tjetrin akoma më të fortë.

Shto edhe kënaqësinë seksuale e cila është fakt dhe arsyeja pse masturbohen të gjithë.

Si të masturbohesh me partnerin?

Hapi i parë si me çdo akt seksual është të flasësh dhe të pyesësh nëse personi ndihet rehat ta realizojë këtë gjë, citon Anabel.

Nëse keni rënë dakord, niseni lojën me bisedë seksi dhe ngacmime, më pas hiqni veshjet ngadalë dhe shoqërojeni situatën si të ndiheni dhe t’iu vijë më natyrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat