Për ju që jeni kuriozë: Ja si janë Peshqit në dashuri

Life style

Për ju që jeni kuriozë: Ja si janë Peshqit në dashuri

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Simboli: Dy peshq

Elementi: Uji

Planetët drejtues: Jupiteri dhe Neptuni

Fjalët kyç: Kreativë, të ndjeshëm, intuitivë, emocionalë, të zgjuar, empatikë ëndërrimtarë.

Peshq të famshëm: Rihanna, Olivia Rodrigo, Bad Bunny, Justin Bieber, Elliot Page, Oscar Isaac, Lupita Nyong'o, Sophie Turner, Drew Barrymore, Trevor Noah, Olivia Wilde, Hozier, Queen Latifah, Joe Alwyn, Adam Levine, Nathalie Emmanuel, Jack Harlow

Peshqit janë ëndërrimtarë të mëdhenj. E kanë gjithmonë kokën mbi re dhe kanë një shikim disi të largët që të përpin. Janë artistë, kreativë dhe të ndjeshëm, ndaj ka shumë gjasa të jetë artistë, poetë, aktorë ose të kenë profesione të ngjashme, edhe nëse janë vetëm pasione me kohë të pjesshme.

Peshqit janë gjithmonë në kërkim të dashurisë, duan të adhurohen, por jo domosdoshmërisht kërkojnë një lidhje afatgjatë. Në një lidhje ata e bëjnë çdo gjë romantike, po kjo nuk do të thotë që janë gjithmonë të sinqertë për ndjesitë e tyre. Peshqit thithin emocionet dhe energjitë e të tjerëve dhe kur janë në një lidhje, rrallë heqin dorë të parët. Janë romantikë të dëshpëruar që nuk lodhen asnjëherë duke kërkuar emocione të reja.

Në seks janë “me mendje të pisët”, aspak gjykues, mundohen të kënaqin të tjerët. Një peshk shkon mirë me Gaforren ose Akrepin, si dhe me Virgjëreshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat