Kjo është mënyra e duhur se si duhet t’i lani pulovrat prej leshi

Life style

Kjo është mënyra e duhur se si duhet t’i lani pulovrat prej leshi

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Trikot dhe pulovrat prej leshi shpesh kthehen në një “makth” kur bëhet fjalë për larjen e tyre! Frika se mos “futen në ujë” është vetëm njëra anë e medaljes së këtij procesi, pasi rezultati mund të jetë edhe më i paparashikueshëm: thjesht trikoja nuk vishet më!

Nëse ende nuk i keni prishur pulovrat prej leshi, keni ende një shans për t’i larë dhe mirëmbajtur në mënyrën që thonë ekspertët. Leshi nuk është si çdo copë tjetër pasi kërkon trajtim më të butë që mund të bëhet edhe në shpi. Nuk ka nevojë që të shpenzoni të gjitha paratë tuaja në pastrim kimik për të rregulluar të gjitha problemet që keni në lidhje me materialin e leshit.

Pra, cila është mënyra më e mirë për t’i larë siç duhet pulovrat dhe trikot?

Larja me dorë kundrejt asaj me lavatriçe  

Me siguri që mamaja ju ka paralajmëruar disa herë për trikot e leshit, sidomos nëse i bëni procesin e tharjes në lavatriçe. Teknikisht, ju mund t’i lani këto pulovra dhe triko në lavatriçe, por duhet shumë kujdes. Sigurohuni që të përdorni ujë të ftohtë dhe një cikël të lehtë tharjeje, për të mos shkaktuar tkurrjen e fibrave.

Catherine Morrissey, presidente e një kompanie veshjesh, rekomandon larjen me dorë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mbushni një vaskë me ujë të ftohtë dhe të shtoni një deri në dy kapakë me një detergjent të dedikuar për rrobat e leshit. Më pas, futeni pulovrën në ujë për një minutë. Kini kujdes që të mos e lini aty për një kohë të gjatë, pasi nuk duhet që leshi të thithë shumë ujë. Nxirreni prej andej dhe shtrydheni shumë lehtë.

Larjet e plota nuk janë gjithmonë të nevojshme

Gjëja më e mirë për këtë lloj materiali është se nuk ka nevojë të lahet pas çdo veshjeje si rrobat e tjera. Nëse nuk keni erëra të pakëndshme ose njolla, ju mund t’i vishni deri në pesë herë e më pas t’i lani.  

Këshillë për heqjen e njollave

Thjesht holloni detergjentin me pak ujë të ftohtë, lyeni njollën dhe shpëlajeni deri sa të mos ketë më ilaç. Në fund thajeni me një pëlhurë të pastër.

Temperatura e ujit

Uji i nxehtë për të larë pulovrat është “mëkati” kryesor i mirëmbajtjes dhe kujdesit ndaj këtij materiali. Larja në ujë të ftohtë ose të vakët ndihmon në shmangien e tkurrjes, kështu që është gjithmonë më i sigurt.

Metodat e tharjes

Mënyra se si i thani rrobat tuaja është po aq e rëndësishme sa mënyra se si i lani ato. Për leshin dhe materialet e tjera të trasha, nuk duhet t’i shtrydhni fort për të hequr lagështinë e tepërt, sepse kjo shtrembëron formën e trikos apo pulovrës. E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, ekspertët thonë se nuk duhet t’i varni veshjet prej leshi për t’u tharë sepse ato thjesht hapen më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat