Ka një arsye pse produktet kozmetike mund të mbahen në frigorifer

Life style

Ka një arsye pse produktet kozmetike mund të mbahen në frigorifer

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Nëse i hedhim një sy trendeve të bukurisë që qarkullojnë në TikTok, ka gjithnjë metoda të reja që lidhen me teknikat, tendencat, metodat etj. Prej kohësh ka një ndarje mes vajzave që përdorin make up, nëse duhet t’i ruajnë produktet në frigorifer dhe temperatura të ftohta?

Kremrat, tonikët apo korrektorët, ka shumë paqartësi se si mund të organizohen këto produkte kozmetike dhe si mund të ruhen në mënyrën e duhur për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, njëherësh edhe për të ruajtur cilësinë e tyre.

Përgjigja varet nga produktet specifike në koleksionin tuaj. Këtu nuk ka një rregull të vetëm që i përshtatet të gjithëve.

"Shumë produkte për kujdesin e lëkurës funksionojnë më mirë pasi ruhen në frigorifer," thotë Megan Steinberg, drejtuese një salloni bukurie. Më kryesori mes tyre është kremi i syve. Aplikimi i kremit të ftohtë mund të ndihmojë në zbutjen e zonës poshtë syve. Ndërsa, në muajt e nxehtë dhe të lagësht, ky produkt rri më mirë në lëkurë kur është i ftohtë.

Disa produkte të tjera të lëngshme, nga kremrat tek pudra, peneli dhe shumë të tjera që ruhen në kavanozë mund të mbahen në frigorifer për t'i ndihmuar ato të zgjasin më gjatë. Mjedisi i freskët ndikon në jetëgjatësinë e tyre, nga gjashtë muaj dhe më shumë.

Së bashku me cilësinë qetësuese të kremit të ftohtë të fytyrës, ekziston një arsye shkencore pas ruajtjes së këtyre produkteve në frigorifer. Frigoriferi mund të ndihmojë në ruajtjen e fuqisë së disa përbërësve, veçanërisht atyre që janë natyralë ose organikë, të cilët mund të mos përmbajnë konservues të fortë. Temperaturat e ftohta ngadalësojnë procesin e skadimit të këtyre përbërësve, duke siguruar që ata të qëndrojnë efektivë për më gjatë.

Disa formulime për kujdesin e lëkurës, të tilla si serumet e vitaminës C dhe retinoidet, janë të ndjeshme ndaj dritës dhe nxehtësisë. Ruajtja e tyre produkteve në një vend të freskët dhe të errët si frigoriferi mund të parandalojë që ato të bëhen joefektive për shkak të oksidimit ose prishjes.

Nëse keni fatin të keni një frigorifer të dedikuar për produktet kozmetike, mund t’i mbani aty për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, si edhe për ta bërë më efikas rezultatin pas trajtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat