Pse seksi nuk shijon më si më parë tani që jemi çift?

Life style

Pse seksi nuk shijon më si më parë tani që jemi çift?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 22:00
Ilustrim

Pyetje: Kur bënim seks rastësor ishte fantastike, por që kur u bëmë çift mendoj se seksi nuk është më njëlloj. Pse? Mund të ndodhë se atëherë nuk e shihnim njëri-tjetrin kaq shpesh dhe seksi na dukej më i mirë?

Përgjigje: Mund të ketë mijëra arsye! Mund të ndodhë se njëri prej jush mund të ketë shumë punë, stresi ndikon keq. Mund të ketë arsye shëndetësore. Por edhe prej faktit se kjo marrëdhënie nuk është më diçka e re. Kur një marrëdhënie është në fillime, ka më shumë epsh. Kjo është e pamohueshme. Ndonëse të shiheni shpesh është e këndshme, kjo nuk do të thotë se çdo aspekt i marrëdhënies suaj do të përmirësohet në mënyrë lineare. Ndonjëherë afërsia të bën të vësh re gjëra që s’të pëlqejnë.

Mbani mend se ‘pasioni’ në fillim të marrëdhënies nuk është gjë tjetër veçse ankth. Pyetjet që keni në kokë: ‘Do të dojë të dalë në një takim të dytë? Duhet ta ftoj në shtëpi? Do të mendojë se jam i dëshpëruar?’.

Pasi këto pyetje të marrin fund dhe të dy të pranoni se ju pëlqen njëri-tjetri, niveli i ankthit do të bjerë dhe shumë njerëz e marrin këtë si humbje të pasionit apo mungesë të kimisë. Por, jo! Thjesht, risia është më pikante.

Në fillime, me siguri nuk ju është dashur të përshtateni shumë me dëshirat unike të njëri-tjetrit. Në thelb, mund të përfshiheni në aktivitete të ndryshme dhe të eksitoheni; zbulimi i një trupi të ri është emocionues. Eksperimentimi dhe prova e gjërave të reja ishte e lehtë, sepse gjithçka ishte e freskët dhe e panjohur.

Tani, duhet të flisni hapur dëshirat dhe atë që ju eksiton. Po në lidhje me eksplorimin e përvojave të reja? Shikoni së bashku filma për të rritur, eksperimentoni me lodra seksi, bëni masazhe sensuale, përfshihuni në masturbim të ndërsjellë ose shkëmbeni foto intime. Mos harroni të flirtoni!

Lejojani vetes të shijoni gjërat e zakonshme! Nuk po mbroj seksin e keq apo të detyruar, por është mirë që të bëni seks mediokër herë pas here. Kjo nuk do të thotë se nuk ka dashuri apo romancë. Jo çdo libër që lexoni do të jetë i preferuari juaj dhe jo çdo herë që bëni seks do të jetë më i miri.

Nëse vazhdoni të bëni seks dhe vazhdoni të flisni për të dhe të eksploroni, ju garantoj se do të vazhdoni ta shijoni dhe se dëshira për partnerin do të kthehet. Por edhe do të largohet. Ndonjëherë ndiheni keq për trupin ose keni një problem familjar dhe nuk keni dëshirë të bëni seks.

Ndonjëherë ‘çelësi’ është të jeni të duruar dhe të besoni se gjithçka është një fazë, dhe për të cituar Rilke, asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat