6 gabimet që mund të bëjnë gocat dhe gratë në një lidhje

Life style

6 gabimet që mund të bëjnë gocat dhe gratë në një lidhje

Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:26

Ne të gjithë kemi sfida tonë të përditshme që lidhen me mënyrën se si e shohim dhe ndërveprojmë me botën përreth. Lajmi i mirë është se shumë nga problemet tona mund të shmangen, nëse më shumë njerëz do të ishin të vetëdijshëm për dallimet në mënyrën se si burrat dhe gratë sillen ndaj romancave të tyre. Emocionet, por edhe ndarjet, çfarë i shkakton këto stade dhe kryesorja cilat janë gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë që mund të çojnë më pas në ndarje apo divorc?

#1 Ju nuk e dini vlerën tuaj

E vërteta është se ka vetëm dy pasiguri te njeriu: njëra është se nuk je "mjaftueshëm" dhe tjera se nuk do të të duan. Respektoni veten, vendosni kufij edhe në raport me personin që doni, sepse vetëm kështu të tjerët do dinë si t’ju respektojnë.

#2 Keni shumë pritshmëri nga burrat

Kjo ndodh edhe te gratë më të suksesshme dhe me karrierat më të shkëlqyera! Fakti është, se nëse mund t'i bëni të gjitha vetë, një burrë nuk do të shohë asnjë rol për veten e tij, përveçse të paguajë ndonjë faturë dritash. Ndaj, mos projektoni pritshmëri tek të tjerët, por vetëm tek vetja!

#3 Ju përpiqeni t’i ndryshoni, pasi nuk i pranoni ashtu siç janë

Njerëzit duan të shihen, dëgjohen dhe vlerësohen për atë që janë. Nëse ndjeni nevojën ta ndryshoni atë me ankesat, ngacmimet apo edhe sugjerimet e pa kërkuara, ju thjesht do të shtoni “peshën” e sikleteve mbi supe.

#4 Nuk vlerësoni atë që bëjnë burrat për ju

Gra, nuk jeni ju të vetmet që mund të ndërtoni çështje besimi. Është e rëndësishme që të vlerësoni atë që partnerët bëjnë për ju, në mënyrë që lidhja të jetë e shëndetshme dhe të përcillni te partneri ndjesinë se e doni dhe e çmoni atë.

#5 Krijoni drama në vend të kujtimeve

Burrat lodhen shpejt me dramat që lindin kur gratë përfshihen në emocione dhe mërziten. Vetëm kini parasysh se nëse ju pëlqen vëmendja që merrni kur i trazoni gjërat, ajo thjesht mund të kthehet në një përfitim afatshkurtër, që ju kthen çdo plan përmbys.

#6  Ju ose nuk krijoni besim, ose e thyeni atë

Nëse një burrë do të mendojë për një të ardhme me ju, ai duhet të besojë se ju e respektoni atë. Brenda çdo djali të vogël është një dëshirë për t'u rritur dhe për të qenë një hero dhe një njeri i mirë. Ndaj, krijoni besim që të jeni në një lidhje afatgjatë dhe të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat