Bebet më shumë fjalë mësojnë nga baballarët?

Life style

Bebet më shumë fjalë mësojnë nga baballarët?

Më: 8 prill 2024 Në ora: 00:19
Ilustrim

Fjalët e para të bebes prindërit i mbajnë në mend gjithë jetës

Rezultatet e hulumtimit të ri të bërë në Laboratorin e Antropologjisë Bashkëkohore të Universitetit të Fudanit në Kinë kanë treguar që bebet më së shumti mësojnë nga baballarët.

Hulumtimin e ka udhëhequr Megan Zang, e cila ka studiuar të mësuarit e vokabularit në mënyrën tjetër.

Sipas rezultateve, të dy prindërit kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e të folurit te fëmijët, mirëpo në sfera të ndryshme.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhshmërinë midis dallimeve në të folur dhe linjave gjenetike të babait dhe nënës dhe kanë konstatuar që ekziston lidhje e fuqishme midis gjeneve të babait dhe karakteristikave leksikore dhe midis gjeneve të nënës dhe karakteristikave foneme.

Duke pasur parasysh që ekziston lidhja e drejtpërdrejtë midis kromozomit Z të cilin e transmeton vetëm babai dhe variacioneve linguistike, kanë konstatuar që bebet më së shumti fjalë mësojnë nga baballarët.

Megjithatë, duke pasur parasysh që më shumë kohë me beben kalon e ëma, fëmija trashëgon shqiptimin dhe tingullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat