A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Life style

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Më: 9 prill 2024 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Si fillim, le të kuptojmë qartë çfarë është seksi i rastësishëm. Nën termin “seksin e rastësishëm” hyn çdo akt kënaqësie nga lojërat me duar deri te penetrimi me dikë që nuk është partneri yt dhe me të cilin nuk ka një rregull ekskluziviteti romantik.

Për disa seksi i rastësishëm është ai me një të panjohur që e njohe veç një natë dhe nuk e pe më kurrë, ndërsa për të tjerë është ai me shokë/shoqe që ndajnë benefite ekstra me natyrë intime.

Seksologët theksojnë se seksi i rastësishëm është mënyrë e mirë për ta qasur dikë me nevojat e tij, për të kuptuar më shumë rreth dëshirës seksuale, çfarë i pëlqen e të tjera. Ka shumë njerëz që nuk duan të kenë një marrëdhënie, por duan të bëjnë seks.

Por, ka gjithmonë një shans (për disa) që të zhvillojnë ndjenja. Kur kryen marrëdhënie truri lëshon hormone që nxisin lidhjen emocionale me personin që po ndan shtratin. Pra, biologjikisht, secili nga ne është detyrimisht i lidhur në nivel emocional me personin të cilit i dedikohet seksualisht. Ndaj është mirë ta mendosh nëse është zgjedhja që vlen për ty.

Para se ta mbyllim, shkenca thotë se gjasat që të bësh seks të mirë me dikë të rastësishëm janë më të ulëta sesa me një partner të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat