Ç’të bësh kur s’e përmban dot zemërimin ndaj fëmijëve?

Life style

Ç’të bësh kur s’e përmban dot zemërimin ndaj fëmijëve?

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Sipas standardeve të shoqërisë, një nënë “e mirë” duhet të ketë disa cilësi: durim të fortë, të flasë me butësi dhe zë të ulët, të mos reagojë kur fëmijët shkatërrojnë shtëpinë dhe pas kësaj, të mos e lejojë stresin ta ndalojë të bëj gjithë detyrimet e tjera të ditës.

Ndodh që mes rrëmujës në ndjekje të detyrave dhe kujdesit ndaj fëmijëve ka një shpërthim nga ai që mban emrin “zemërimi i nënës” (“mom’s rage”).

Ky fenomen nuk është një diagnozë zyrtare, por përdoret si term për të shpjeguar ndjesinë e frustrimit, inatit dhe tejmbushjes emocionale prej nënave apo figurave të tjera prindërore.

Ky shpërthim emocional manifestohet dhe nxitet nga detyrat prindërore dhe vështirësitë e tyre.

Po çfarë të bësh kur përjeton këtë emocion të fortë?

Me rëndësi ka të kuptosh çfarë po e shkakton dhe kështu do mundesh të marrësh kontroll mbi nervat e tua.

Mjekët sugjerojnë aplikimin e teknikave të frymëmarrjes së thellë. Nis me frymëmarrje për 4 sekonda, mbaje 7 sekonda dhe nxirre për 8 sekonda frymën. Numëro teksa bën veprimet.

Specialistët theksojnë se është me rëndësi edhe të zgjedhësh të distancosh pak veten nga situatat dhe të merresh me diçka tjetër, mbase një aktivitet fizik.

Psikologët kanë edhe disa këshilla për ta parandaluar:

▪ Jepi prioritet kujdesit për veten, bëj pushim herë pas here dhe merru me aktivitete që të bëjnë të lumtur

▪ Komuniko me partnerin nëse ke për të ndarë detyrat për kujdesin e fëmijës

▪ Tregohu e sinqertë për ndjesitë e tua dhe kërko ndihmë

▪ Njihu me limitet e tua dhe mos i shkel ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat