Shtohen gratë që ngrijnë vezët, duan të lindin pas moshës 40 vjeçare

Life style

Shtohen gratë që ngrijnë vezët, duan të lindin pas moshës 40 vjeçare

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:22
Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi

Ndërsa betejat ligjore mbi të drejtat riprodhuese rriten në të gjithë SHBA-në, një trend ne rritje është po ashtu edhe ngrirja e vezëve.

Në shkurt, Gjykata e Lartë e shtetit Alabama vendosi që të gjitha embrionet e krijuara përmes fekondimit in vitro konsiderohen fëmijë. Mbi 1 milion vezë dhe embrione të ngrira ruhen vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas kompanisë bioteknike të fertilitetit TMRW Life Sciences.

Rastet e suksesit për një shtatzëni në momentin e kërkesës janë mesatarisht 70% me 15 ovocite, e deri në 95% me 25 vezë të ngrira.

Gratë që zgjedhin t’i nënshtrohen procedurave të teknologjisë riprodhuese si ngrirja e vezëve përballen me një rrugë të gjatë të mbushur me pengesa.

Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016.

Pavarësisht përqindjes, që në 2020-2021 preku deri në 70%, në shifra flitet për rreth 5000 raste në 2016 në Evropë, e në 11 mijë në 2021, ndërsa në SHBA nga 16 mijë u kalua brenda 3 vitesh në 25 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat