Le të flasim për marrëdhënien e Dashit dhe Akrepit!

Life style

Le të flasim për marrëdhënien e Dashit dhe Akrepit!

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Të gjithë ne që besojmë në astrologji e dimë se përputhshmëria e dy shenjave të horoskopit është tejet e rëndësishme kur je duke njohur një person të ri. E shumëpërfolur është marrëdhënia mes një Dashi dhe një Akrepi, ndaj meqë jemi në sezonin e Dashit, le ta diskutojmë se si është marrëdhënia mes këtyre shenjave.

Të dyja këto shenja janë të udhëhequra nga Marsi, planeti që nxit pasionin dhe veprimet, por kjo nuk do të thotë se janë një dyshe e pandashme dhe e përsosur. Dashi nga një anë, është një shenjë e zjarrtë që shkon me pasionin dhe aventurën, ndërsa Akrepi, një shenjë Uji që zhytet në emocione.

Gjithsesi, pasioni mes një Dashi dhe një Akrepi nuk mund të mohohet, pasi kanë super energji dhe të dyja kanë emocione të thella, intuitë të fortë dhe përshkrohen nga misteri joshës. Tani, le të të njohim me detaje se si janë një Dash dhe një Akrep si miq, si partnerë romantikë dhe në raport seksual.

Miqësia e një Dashi dhe një Akrepi

Për të dyja shenjat, është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë ku secila të kalojë rrugëtimin personal. Dashi dhe Akrepi mund të krijojnë një miqësi dinamike, e cila priret të ketë shumë besim dhe besnikëri. Dashi është një shpirt i lirë dhe guximtar, i cili e frymëzon Akrepin që shpeshherë ka humor të lëkundur, që të ecë përpara dhe të bëjë më të mirën. Nga ana tjetër, këshillat e Akrepit, të bazuara në intuitën e fortë, janë shumë të vlefshme për Dashin. Sapo ata gjejnë njëri-tjetrin, janë një dyshe fantastike.

Dashi dhe Akrepi e fuqizojnë njëri-tjetrin, përmes respektit reciprok dhe përqendrimit te cilësitë dominante të secilës shenjë. Dashi ka një natyre të sinqertë, i thotë gjërat pa i sheqerosur, ndërsa Akrepi sheh përtej situatës, duke u bërë kështu një prej shenjave më vizionare të horoskopit.

Seksi mes një Akrepi dhe Dashi

Këto dy shenja kanë thjesht një tërheqje të paparë dhe kur vjen puna te pasioni dhe seksi, kanë një super kimi. Dashi është i uritur për marrëdhënie seksuale, ndërsa Akrepi, sa harmonik, aq edhe gati për të ofruar intimitet dhe përvoja të paharrueshme. Dashi dhe Akrepi e nisin marrëdhënien e tyre bazuar në tërheqjen seksuale dhe s’është çudi fare që të jenë fillimisht “shokë me benefite”.

Energjia e tyre është fantastike dhe duan gjithë kohës të përmbushin dëshirat seksuale të njëri-tjetrit.

Dashi dhe Akrepi në një lidhje romantike

Çfarë ndodh kur bëhen bashkë një Dash dhe një Akrep? Epo, energjia e Dashit mund ta nxjerrë jashtë kornizave Akrepin, i cili do të jetojë në hije. Nga ana tjetër, Akrepi është një shenjë e thellë që gjithë kohës do të shpëtojë nga bota e vet emocionale. Por, duhet thënë se janë shenja që duan të kenë vëmendje dhe mbi të gjitha, të drejtë në çdo debat. Kombinimi i tyre është surprizues, por mund të marrë për kot nëse ka një konflikt. Të dyja shenjat udhëhiqen nga Marsi, ndaj është paksa e vështirë të merren vesh.

Dashuria fiton gjithnjë, por në rastin e tyre, me pak vështirësi. Që një Dash dhe një Akrep të jenë në një marrëdhënie perfekte me njëri-tjetrin, duhet që të kenë mjaftueshëm durim dhe të tejkalojnë sfidat. Akrepi ka shpërthime të pafundme humori, që e lënë në konfuzion Dashin; ndërsa Dashi ka një mënyrë të caktuar dhe personale se si vepron dhe jeton, që shpeshherë mund ta acarojë Akrepin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat