Ka miliona shikime në rrjetet sociale, a është kjo parashikuesja më e lezetshme e motit?

Life style

Ka miliona shikime në rrjetet sociale, a është kjo parashikuesja më e lezetshme e motit?

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:54
Eleni Tolsaki

Eleni Tolsaki është gazetarja greke e motit, e cila me prezantimin e saj ka tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve edhe të njerëzve në rrjetet sociale. 

Në videot që po bëhen virale edhe kur njofton për reshje, Elenei kërcen e këndon e gëzuar dhe entuziazmi i saj është arsyeja pse është bërë hit total në TikTok.

Eleni bën parashikimin e motit në kuadër të programit të mëngjesit dhe bashkë me të kërcejnë edhe drejtuesit dhe të ftuarit në studio.

“Parashikimi më i mirë i motit ndonjëherë”, “Ajo është mishërimi i lumturisë”, “Çdo ditë është me diell me të”, “Parashikuesja më e bukur ndonjëherë”, janë vetëm disa nga komentet poshtë videove virale.

Videot e saj kanë miliona shikime në internet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat