Si t’ia bëj që partneri të mos ankohet edhe për faturën e kafeve?

Life style

Si t’ia bëj që partneri të mos ankohet edhe për faturën e kafeve?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:09
Ilustrim

Pyetje: Partneri im thotë se ‘nuk është ngushtë me lekët’, pastaj të përmend çdo gjë që paguan, veçanërisht darkat jashtë. E di që i është bërë ves, por është përsëritur aq shumë, sa bleva një makineri kafeje, që të mos ma përmendë më sa kafe pi. Kjo është një nga gjërat më të shëmtuara që ka. Edhe shokët e tij e kanë vënë re këtë gjë. Madje, ia thonë hapur: ‘Ke një shtëpi dhe dy makina. Ke një mal me para’ dhe mua më duket e çuditshme. Nuk di se si t’ia them.

Përgjigje: Nuk e di me çfarë pune merret apo në çfarë gjendje ekonomike është, por mendoj se diçka e shqetëson. Dyshoj se ai ka për qëllim të të shqetësojë ty apo shoqërinë.

Të sugjeroj të marrësh pak kohë dhe të mendosh se si të bëjnë të ndihesh komentet e tij për shpenzimet. Ji specifike: Kur unë bëra X, u ndieva Y.

Nuk është e drejtë që pas planit për darkë në restorant, të të ankohet për shpenzimet. Ndoshta ai ndien detyrën që duhet të shpenzojë shumë për ta bërë sa më të bukur kohën që kaloni së bashku, por kur vjen fatura, tërë romanticiteti bie poshtë. Ti mund t’i kujtosh se edhe një darkë romantike në shtëpi, me pica frigoriferi, verë dhe abonim në ‘Netflix’ mund të kaloni bukur.

Për sa i përket komenteve të partnerit për mënyrën se si i shpenzon paratë e tua, nëse keni llogari të ndara, ke të drejtën tënde t’i shpenzosh paratë për çfarë të duash. Të gjykon sepse ti fiton më shumë se ai? Nëse doni të krijoni një jetë së bashku, duhet të bisedoni për gjërat që ju shqetësojnë, pasi problemi që keni s’do të zbehet në rast se nuk e diskutoni.

Megjithatë, ka mundësi që shqetësimet e partnerit në lidhje me paratë të mos kenë të bëjnë me ty apo shoqërinë e tij. Ai mund të ketë një histori në të kaluarën që i ka lënë pasiguri financiare. Edhe njerëzit financiarisht të qëndrueshëm, shqetësohen kur vjen puna te blerjet. Është e rëndësishme  t’i japësh hapësirë të shprehet se si qëndron puna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat